Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 10,641 gjoba gjatë javës që kaloi për shkelje të ndryshme rrugore.
Ndër gjobat e vendosura janë ato për xhama të errësuar, shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të makinës, për mosdhënie përparësia ndaj këmbësorëve në vijat e bardha, për mosvendosje të rripit të sigurimit si dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
19 shoferë janë arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore. Gjithashtu, 9 makina janë bllokuar.
Leave feedback about this