Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane dhe rurale, si dhe në akset rrugore nacionale.
Si rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 66 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
“Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve 1800 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 120 km në orë mbi normën e lejuar. Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
“Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve 1800 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 120 km në orë mbi normën e lejuar. Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 25,158 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, për parkim të gabuar, si dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, thote policia.
Për javën në vijim, nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara gjatë javës dhe më parë, Policia Rrugore ka hartuar një plan të detajuar masash me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’ju japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.
Drejtuesit e motomjeteve dhe përdoruesit e biçikletave dhe monopatinave të mos qarkullojnë gjatë natës pa pasur shenja dalluese fosforeshente, si dhe këmbësorët të tregojnë kujdes në ato vende ku mungojnë mbikalimet apo vijat e bardha, duke mos kaluar rrugën pa kontrolluar lëvizjen në të dyja kahet.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Leave feedback about this