Prangoset tekniku i varrezave te Bashkisë Durrës shkak, dallaveret me shit-blerjen e tokës për varreza.
Aktualitet

Prangoset tekniku i varrezave te Bashkisë Durrës shkak, dallaveret me shit-blerjen e tokës për varreza.

 Problemet me mungesën e vendeve për varreza skanë të sosur. Këtë hërë pjesë e këtij skamdali është bërë tekniku I Bashkisë së qytetit të Durrësit. Gazetarja e emisionit Fiks Fare ka qenë ajo e cila ka nisur investigimin per kete problem. Gazetarja ka kërkuar pranë varrezave të Durrësit një vend për gjyshen e cila ishte ne ditët e fundit të jetës saj. Pikërisht këtu kanë filluar te dalin ne pah te gjitha hallkat e zinxhirit të problemeve me shit-blerjen e varrezave në qytetin e Durresit. Madje jo vetëm kaq por në emission jepet me shume hollësi rruga që do të ndjekin hallexhinjtë për tu pajisur me një vend ne varrezat e kërkuara. Tekniku I zbatimit të  varrezave të lagjes nr 13 në Durrës sot është vënë në pranga. 60-vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi. Rasti i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.“DVP Durrës: Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetase tjetër (e infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për sigurimin e një vendi varrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre”, njofton Policia e Durrësit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X