Kompania mëmë e “Facebook”-ut, Meta, pritet t’i largojë nga puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera të industrisë së teknologjisë.
Kështu thuhet në letrën e 9 nëntorit, që themeluesi i kësaj kompania, Mark Zuckerberg, ua ka drejtuar punëtorëve të tij.
Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë “Twitter”, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk.
Zuckerberg tha gjithashtu se ai kishte marrë vendim për të punësuar shumë njerëz gjatë periudhës së mbylljes, duke parashikuar rritje të shpejtë edhe pas përfundimit të pandemisë.
“Fatkeqësisht, nuk shkoi ashtu siç prisja”, tha ai.
“Jo vetëm që shitjen online janë kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam gabuar dhe e marr përgjegjësinë për këtë”, shtoi ai.
Meta, njësoj sikurse edhe kompanitë e tjera të mediave sociale, patën rritje të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes në pandemi, për shkak që më shumë njerëz blinin nga shtëpia. Por, kur nisi hapja dhe njerëzit filluan të dilnin, këto të ardhura u zvogëluan.
Vlera e aksioneve të kompanisë ka rënë në më shumë se 71 për qind që nga fillimi i vitit, dhe tani këto aksione tregtohen në nivelet e vitit 2015.
Rënia ekonomike dhe një perspektivë e zymtë për reklamat në internet – deri tani burimi më i madh i të ardhurave të Metës – kanë kontribuar gjithashtu në problemet kompanisë. Këtë verë, Meta shënoi rënien e parë të të ardhurave, e ndjekur nga një tjetër rënie më e madhe në vjeshtë.
Meta dhe reklamuesit e saj po përgatiten për një recesion të mundshëm.
Një tjetër sfidë është çështja e privatësisë së Apple, e cila e bënë gjithnjë e më të vështirë për platformat e mediave sociale si Facebook, Instagram dhe Snap që të gjurmojnë njerëzit pa pëlqimin e tyre dhe të targetojnë reklama për ta.
“Ne kemi ulur kostot e shpenzimeve në të gjithë biznesin tonë. Jemi duke ristrukturuar ekipet për të rritur efikasitetin tonë. Por vetëm me këto masa nuk do të mund t’i sjellim shpenzimet tona në përputhje me të ardhurat tona, kështu që unë gjithashtu kam marrë vendimin e vështirë për t’i larguar punëtorët tonë”, tha ai.
Më shumë shkurtime të kostove në Meta do të bëhen në muajt e ardhshëm, tha Zuckerberg.
Ish-punonjësit do të marrin edhe për 16 javë pagën bazë, plus dy javë shtesë për çdo vit të kaluar në kompani, tha Zuckerberg.
Sigurimi shëndetësor për këta punonjës dhe familjet e tyre do të vazhdojë për gjashtë muaj.
Leave feedback about this