Ende pa mbushur muajin ngjarja e Azilit te Kavajës ku u dogj dhe u lëndua një e moshuar e cila nuk kishte mundësi ti shpëtonte flakëve të dilte nga ambijenti pasi ishte e paralizuar. Plas skandali tjetër në Azilin e Shkodrës. Në një raport të bërë nga, Avokati i Popullit ngre alarmin se të moshuarit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër janë të rrezikuar nga ilaçet e skaduara. Rerport Tv, ka parë këtë raport, ku thuhet se në farmacinë e këtij institucioni janë gjetur ilaçe që ishin skaduar deri në 3 muaj më parë. Ndërkohë, për shkak të krizës, në raport evidentohet edhe se kuota ditore është e pamjaftueshme per te moshuarit qe trajtohen ne kete shtepi.Jo vetem kaq por edhe trajtimi ushqimore ishte I pamjaftueshem per keto te fundit. “Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant”, përfundon raporti publikuar nga Report TV. Problematikat ne shtepine e të moshuarve ne Shkoder nuk ka te sosur, ne kete institucion nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, të domosdoshme për të ofruar shërbimet sipas standardeve të përkujdesit shoqëror, posaçërisht me kujdestarë me formim infermieri me kohë të plotë, pasi të moshuarit shfaqin probleme shëndetësore. Pasi inspektoi gjithe situaten e institucionit Avokati i Popullit beri rekomandimet e duhura konkretisht per: “Marrjen e masave përkatëse për shtim në organikë të pozicionit të punës me kujdestarë, psikolog dhe mjek me kohë të plotë për të ofruar shërbim cilësor në shtëpinë të moshuar në Shkodër në funksion të jetesës së tyre me dinjitet e në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gëzuar plotësisht të drejtat e tyre themelore të sanksionuara në aktet ligjore e nënligjore fuqi. Marrjen e masave të menjëhershme për fillimin e procedurës për asgjësimin e të gjitha medikamenteve të cilat ju ka kaluar afati i përdorimit dhe zëvendësimin e tyre me medikamente të reja. Marrjen e masave për shtesë në pagë sipas vështirësisë, për personelin që kujdeset për kategorinë e të moshuarve me probleme të shëndetit mendor. Marrjen e masave për ngritjen e një qendre socio-sanitare, ku të trajtohen me përkujdesje të veçantë të moshuarit me probleme të rënda shëndetësore. Marrjen e masave të menjëhershme për larminë e ushqimit sipas produkteve të stinës, si dhe rritjen e kuotave ushqimore për të moshuarit”, thuhet në raport. Edhe pse me shkelje ne disa zera menaxhimi serish Avokati I Popullit ka dhe vleresime sidomos ne pastertine e ambienteve te ketij institucioni. Kërkesa për t’u strehuar në azil, është shtuar ndjeshëm kohët e fundit. Sipas drejtuesve të azilit të Tiranës, çdo ditë paraqiten 3 deri në 5 të moshuar për të marrë informacion në lidhje me procedurat dhe kushtet që duhen plotësuar për t’u regjistruar në këtë institucion përkujdesi. Duke qenë se kapacitetet e tij janë vetëm për 50 persona, koha e pritjes është shumë e gjatë.
Sipas statistikave të, INSTAT ne vitin 2019 numëroi se në Shqipëri jetojnë 76,413 persona mbi 80 vjeç. Personat e kësaj moshe janë shtuar me 11,606 në raport me vitin 2015. Një familje që trajton me shërbim në shtëpi një person në këtë moshë e ka shumë të vështirë të sigurojë pajisje që lehtësojnë rutinën e një të moshuari. Në Shqipëri mungojnë njësitë e shitjes me pakicë për të moshuarit, të cilat në vendet e Europës Perëndimore janë mjaft të përhapura. Farmacitë kanë nisur të fusin furnizime të posaçme, por tregu ofron shumë pak në raport me nevojat që paraqiten. Kompanitë që ofrojnë pajisje për shtëpi nuk kanë thuajse asnjë produkt të përshtatshëm për moshat e thyera, si karrige levizese, krevate të lëvizshme dhe pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë e të moshuarve.
Leave feedback about this