Projekti arte dhe zeje, Ministra Kushi inspekton Shkollen e Kuqe ne Tirane.
Aktualitet

Projekti arte dhe zeje, Ministra Kushi inspekton Shkollen e Kuqe ne Tirane.

Rigjallerohet tradita dhe kultura shqiptare mbi artet dhe zejet.Femijet ne 200 shkolla te vendit do te kene mundesi te shfaqin talentet e tyre dhe ne kete fushe.  Në kuadër të programit të ri jashtë orarit mësimor për artet dhe zejet në shkolla, nxënësit tanë rigjallërojnë traditat dhe kulturën shqiptare. E vetëdijshme për këtë problematikë në shumicën e familjeve, qeveria ka ndërmarrë një nismë me lëndë shtesë në shkolla me qëllim për t’i mbajtur më gjatë dhe me veprimtari cilësore fëmijët e shkollave 9-vjeçare e ato të mesme. Tashmë, është hartuar programi kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor që përfshin pesë disiplina: Artet e bukura dhe tradicionale, Muzikë, Shkencë dhe teknologji, Sport dhe Mirëqenie. Ai do të zbatohet duke nisur nga semestri i dytë, në 200 shkolla si projekt pilot për t’u shtrirë vitin e ardhshëm shkollor në të gjitha shkollat e vendit. “Punimet kreative në qëndisje, thurje me shtiza, punime me grep, modelime, etj. u japin atyre mundësinë të zhvillojnë talentin, pasionin, por edhe të kalojnë shëndetshëm kohën e lirë, duke zhvilluar edhe mendjen dhe imagjinatën.”thuhet ne nje publikim ne rrjetet sociale I Ministres se Arsimit z. Evis Kushi. Ky program ka si qëllim zbulimin e talenteve të të rinjve pas orarit të mësimit por dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Disiplinat janë të ndryshme nga artet, te zejet tokës dhe bujqësisë dhe teknologjisë.“Faleminderit nxënësve dhe mësuesve të Shkollës së Kuqe në Tiranë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë program, si dhe për momentet e bukura që na dhuruan në realizimin e kësaj videoje”. Shkruan ministra me tej ne postimin e saj. Çdo fëmijë në 200 shkollat të vendit ka filluar qe në janar me projektin, do mund të marrin pjesë te ky program dhe marrin leje nga prindi. Ky projekt ofrohet falas në ambientet e shkollave.

PROGRAMI

Pesë fushat e sipërcituara janë parashikuar të futen si komponent integral në kuadër të programit që zbatohet prej vitesh, “Shkolla si qendër komunitare”, përmes të cilit shfrytëzohen maksimalisht ambientet e shkollave, si klasat dhe palestrat për argëtim jashtë orarit mësimor.

Ngjashëm do të veprohet edhe në këtë rast. Qeveria ka miratuar një fond prej 276 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të këtij programi, të cilat do të shkojnë për krijimin e infrastrukturës, materialet didaktike kurrikulat dhe mësuesit që do të japin këtë lëndë, që do të paguhen sa 2-fishi i orëve suplementare. Programi synon fëmijë e të rinj nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Faza e parë do të zhvillohet në semestrin e dytë të 2022-2023 në 200 shkolla që do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm (Bordi i Programit), ndërsa zbatimi mbarëkombëtar nis në vjeshtën e vitit 2023. Programi do të realizohet në formën e kurseve me zgjedhje, duke synuar fillimisht pesë fusha. Kurset janë të veçanta për çdo cikël, do të ofrohen sipas niveleve të aftësive për dy orë në javë. Mësimi do të realizohet nga mësuesit e po asaj shkolle për nivelin e parë, ndërsa më tej do të pajtohen ekspertë, që nuk janë staf i shkollës zakonisht.

TEMATIKAT E PROGRAMIT

Të cilësuara nga hartuesit e programit, “nismat tematike” janë disa për përfshijnë një gamë të gjerë formimi. E para, kultura përfshin Artet e bukura, dekorative dhe të aplikuara, Muzikën, Tetarin, Kinematografinë, Folklorin dhe Zejet tradicionale.

Në vitin pilot, programi do të përqendrohet tek Artet e bukura dhe Muzika. E dyta, Shkenca dhe Teknologjia përqendrohet tek Inxhinieria dhe programi i softuerëve.

Mjedisi dhe Agrikultura është një tjetër nismë tematike e menduar për t’u vënë në zbatim, të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe sensibilizimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë, si dhe edukimin për agrikulturën, sistemet ushqimore, agronominë dhe agroekologjinë.

Sporti dhe Mirëqenia është fusha e fundit, por jo më pak e rëndësishme dhe që përfshin zhvillimin e basketbollit dhe volejbollit në 9-vjeçare, ndërsa shkollat e mesme do të mund të zhvillojnë edhe artet marciale me qëllim zhvillimin e vetëpërmbajtjes emocionale dhe aftësisë së komunikimit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X