Projektligji për mbrojtjen e shtëpive nga tërmeti, Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi i përballueshëm
Aktualitet

Projektligji për mbrojtjen e shtëpive nga tërmeti, Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi i përballueshëm

 “Qeveria ka miratuar një projektligj që ka të bëjë me sigurimin e shtëpive për rastet e fatkeqësive natyrore. Sa do të jetë masa e kësaj takse të re që ju shtohet qytetarëve shqiptarë në buxhetin e tyre? “, ka qenë kjo një ndër pyetjet e gazetarëve që i është drejtues ministrit të Ekonomisë, Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministri Meta është shprehur se nuk është taksë, por një prim bazik sigurimi që do të mundësojë mbrojtje nga tërmeti dhe se do të jetë i përballueshëm nga qytetarët. Ervin Mete: Nuk është taksë, por prim bazik sigurimi që do të mundësojë mbrojtje nga tërmeti. Thelbi i tij do të jetë që të jetë i përballueshëm dhe për ato shtesa që mbështeten nga qeveria, ne do të shohim në ligj që primi të mbështetet nga qeveria dhe buxheti i shtetit. Drafti që përmendet do të rishikohet në frymën e sjelljes së praktikave më të mira. Thelbi është të krijohet një fond që përmes sigurimit, transferon riskun nga vendi, tek kompanitë më të mëdha të sigurimit botëror, në mënyrë që në rast të një ngjarje katastrofike, të mund të kemi ndërhyrje të menjëhershme nga modelet e sigurimit që janë praktika më të mira botërore. Buxheti i shtetit ka financuar deri tani për procesin e rindërtimit, qoftë për bonueset e qirasë, një shumë prej 189 milionë Eurosh. Në momentin që ngrihen skema të tilla dhe ka praktika shumë të mira botërore, të cilat të jenë të përballueshme dhe të krijohet mundësia që të veprohet në mënyrë të shpejtë në rast të një ngjarje katastrofike. Draft-ligji është në diskutim. Vlera do të përllogaritet. Në mënyrën si është parashikohet kjo vlerë, do të shikohet me VKM që t’i përgjigjet shtrirjes, aq më i furnizuar është fondi dhe aq më e ulët është pagesa. Të jetë një pagesë e përballueshëm në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X