Pushimet jashtë vendit, takimet për punë e biznes të shqiptarevë janë bërë shkaktarët kryesorë të rritjes së numrit të kontratave të Sigurimit të Kartonit Jeshil këtë vit. Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.Ky siguracion mbron drejtuesin dhe automjetin nga dëmet materiale dhe jo materiale, që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. “Kartoni Jeshil” është i domosdosshëm kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare pasi nëse nuk e keni këtë policë ju nuk mund të dilni jashtë territorit të Shqipërisë, përjashtuar vetëm Kosovën.Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit. Këtë verë trend rritjeje është kartoni jeshil, sigurimi që paguan ccdo mjet që del nga kufiri shqiptar. Numri i kontratave të kartonit jeshil për këtë verë është thuasje 50% më i lartë nga një vit më parë. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2023 pati një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me janar-korrik 2022. Kjo u shoqërua edhe me një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Në total, për 7 muajt e parë të vitit janë paguar rreth 10 milionë euro në portofolin e kartonit jeshil. Trend të përafërt në rritje ka shënuar edhe produkti i sigurimit të kalimit kufitar. Për periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%. Sa i përket tregut të sigurimeve të automjeteve në total, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,5 miliardë lekë, rreth 75 milionë euro, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik2022. Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Sigurime të Detyrueshme
Pushimet jashtë vendi të shqipatrëve, shtojnë”arkën” e sigurimeve, Kartonit Jeshil “kap majat.”
- August 26, 2023
- 0 Comments
- 106 Views
Leave feedback about this