Qeveria, ligj për sigurim të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Ka ndëshkime nëse nuk e paguajmë!
Aktualitet

Qeveria, ligj për sigurim të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Ka ndëshkime nëse nuk e paguajmë!

Qeveria ka bërë gati një projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, i cili kërkon që bizneset dhe qytetarët të detyrohen të blejnë polica të sigurimit të detyrueshëm për pronat e tyre të paluajtshme.

Ligji që është bërë publik, vjen pas tërmeteve të vitit 2019, kohë kur Edi Rama foli ashpër për mospasjen e sigurimit të detyrueshëm dhe tha se do ta bënte ligj një gjë të tillë në të ardhmen e afërt, raporton noa.al.

Në draftin e hedhur për konsultim publik, veçohet si detyrimin për policë sigurimi do ta kenë edhe subjektet e banesave sociale me qera.

Shteti dotë financojë vetëm shtresat sociale në nevojë.

Është e paqartë sa do të paguhet në vit dhe mbi ç’baza e kritere, por në draft thuhet se shuma e sigurimit do të përcaktohet me VKM.

Polica e sigurimit do të jetë e vlefshme vetëm për një vit, ndërkohë që detyrimi vlen dhe për banesat në proces legalizimi.

Çdo subjekt që disponon pronë, banesë, etj., do të duhet ta sigurojë çdo vit. Primi i sigurimit paguhet nga subjekti i siguruar si pagesë e plotë.

Në rast tërmeti dëmshpëblimi paguhet brenda 9 muajsh.

Për subjektet që nuk blejnë primin do të ketë masa ndëshkimore. Kështu ata nuk do të marrin shërbime nga të gjitha institucionet e përfshira në E-Albania. Po ashtu do të ndalohen të marrin shërbime kadastrale e madje nuk do të mund të marrin asnjë shërbim as edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X