Qeveria ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ushtaraket e rinje.
Aktualitet

Qeveria ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ushtaraket e rinje.

Ushtarakët do te behen me shtepi .Shumë shpejt, ushtarakët do të kenë mundësi të përfitojnë nga politikat e strehimit, si me kredi të buta, ashtu edhe me forma të tjera mbështetëse.Eshte nje nder kerkesat e bera edhe nga vete ushtaraket te cilet kane shume probleme me strehimin. Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë. Po ashtu, ai foli edhe për rekrutimet e ushtarakëve, përmes një projekti të hartuar së fundmi. “Çiftet e reja të ushtarakëve, për kredi të buta dhe forma të tjera mbështetëse për strehimin e ushtarakëve. Këtë vit ushtarakët tanë paguhen afro 40% më tepër se vitin e kaluar. Do të kemi një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve. Këto i japin shumë arsye të rinjve për tu regjistruar dhe për tu futur në sistemin e rekrutimit. S’kam një shifër sot, është proces”, deklaroi ai. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij Peleshi bëri të ditur se dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” kanë nisur imazhet e para të territorit të vendit tonë, që mund të përdorën në shumë fusha nga institucionet përkatëse. Ai theksoi se të paktën 4 ditë në javë marrim i mazhe nga satelitët, ndërsa theksoi se të gjithë punonjësit IT do të kenë një trajtim të posaçëm. “Kemi filluar të marrim imazhet e para. Të paktën 4 ditë në javë marrim i mazhe nga satelitët. Të gjithë punonjësit IT do të kenë një trajtim të posaçëm. Ky merr imazhet satelitore dhe i përpunon me gjuhën e kuptueshme për çdo institucion. Imazhet vijnë vazhdimisht, jo gjithmonë vijnë të kolauduara”, nënvizoi Peleshi. Dy satelitët që po vëzhgojnë nga hapësira territorin e vendit, u lëshuan në fillim të muajit janar dhe qëllimi është që të ndihmojnë institucionet përmes imazheve të sjella në kohë reale, në identifikimin e problematikave, sidomos në luftën kundër kultivimit të drogës.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X