Kur te vije koha per pension ne Shqiperi duhet te marresh masat e duhura. Behet me dije se përjashtohen nga pagesa e kontributeve shoqërore pensionistët që vetëpunësohen ne sipërmarrje private. Ky target grup edhe pse ka punuar dhe ka derdhur contribute nuk do ti njihet per pension. Kete e parashtron Ligji i rii cili parashikon që për të punësuarit në fushën e IT, të paguhet kontributi sipas pagës minimale, për të motivuar këtë shtresë. Sakaq, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore.Shoqeria Civile dhe ekspertet e fushes se bashku me perfaqesuesit ligjor te kesaj fushe do te bejne te mundur dhe konsultat e duhura per kete problematike. “Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar”, lexohet në ndryshimet ligjore.
Aktualitet
Qeveria nxjerr për konsultim publik ligjin për sigurimet shoqërore
- April 3, 2023
- 0 Comments
- 166 Views
Leave feedback about this