Kryeministri Edi Rama ka vizituar vetem pak dite me pare Qendrën Spitalore universiatre Nënë Tereza. Duket se jo vetem kryeministri por edhe mediat shoqeruese kane reklamuar vetem spitalin ditor te saporindertuar dhe nuk kane mundur te vizitojne Onkologjikun, ku problemet vijojnë edhe pas skandalit që plasi pak ditë më parë. Sapo afrohesh prane ketij institucioni problemet nisin qe tek porta kryesore per te vijuar me pas deri ne detajet me te hollesishme. Në Onkologjik ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve. “Kam nje jave qe jam ne Tirane dhe ende skam mar nje pergjigje per medikamentet”, u shpreh njera prej pacienteve qe e takuam ne korridoret e onkologjikut. Por problematikat nuk jane vetem me mungesen e medikamenteve. Ne onkologjik duket se nuk funksionon asnje pajisje mjekesore. Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi.Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë trajtimin me rreze të ndryshme.Mjekët raportojnë se mungon edhe Jodi Radioaktiv, me anë të të cilit kurohen pacientet që vuajnë nga kanceri i tiroides.
Aktualitet
“Qeveria peruron spitale ditore ndersa harron situatën e rëndë tek Onkologjiku”/ Mungojnë medikamentet, jashtë funksionit edhe Akseleratori linear 2, pacientët nuk trajtohen dot me rreze
- August 30, 2024
- 0 Comments
- 24 Views
Leave feedback about this