Sipas statistikave te raportit te “Save the Children” 1 në 2 fëmijë në Shqipëria është në rrezik të varfërisë, ndërsa për vendet e Bashkimit Europian, ky raport është 1 në 4 fëmijë. Në raport, Shqipëria cilësohet si 1 ndër vendet më të varfra në Europë dhe se në vitin 2020, 53.9% e fëmijëve në vend po rriteshin në kufirin e varfërisë.Vetëm 1% deri në 5% e romëve dhe komunitetit egjiptian të moshës 7-20 vjeç, kanë përfunduar shkollën e mesme. Po ashtu, përmendet se rreth 60% e nxënësve në Shqipëri ishin analfabetë funksionalë në vitin 2018.Sipas raportit, “Save the Children”, në 2020 pandemia e Covid-19 ndikoi negativisht në ekonominë shqiptare, duke përforcuar më tej pabarazitë ekzistuese.Sipas organizatës “Save the Children”, numri i fëmijëve të shtyrë në prag të varfërisë në Bashkimin Europian u rrit me 200,000 në vitin 2021, në 19.6 milionë.Në raport përcaktohet se situata po bëhet edhe më e zymtë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe pasoja negative që ka pasur në çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Çmimi i ushqimeve bazë si qumështi, drithërat dhe vaji është rritur shumë, duke i detyruar familjet të anashkalojnë vaktet dhe ta kenë ushqimin me racion.Rumania dhe Spanja kanë përqindjen më të lartë të fëmijëve në rrezik të varfërisë me norma që arrinin respektivisht 41.5% dhe 33.4%. Ndërkohë, Finlanda dhe Sllovenia kishin përqindjet më të ulëta.Fëmijët me prindër emigrantë, refugjatë, azilkërkues, fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar, janë ndër më të goditurit. Në rrezik janë gjithashtu fëmijët në familjet me një prind, ata që janë me paaftësi dhe që u përkasin pakicave etnike.
Aktualitet
Raporti: 1 në 2 fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie.
- March 8, 2023
- 0 Comments
- 121 Views
Leave feedback about this