Raporti AMF\Sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie edhe për muajin janarë të 2024.
Aktualitet

Raporti AMF\Sigurimi privat i shëndetit është i vetmi ndër produktet e sigurimit në rënie edhe për muajin janarë të 2024.

Sigurimi privat I shëndetit ende “I padepërtueshëm” për familjet e shqiptarëve. Sigurimi privat I shëndetit është I vetmi produk nga produktet e shportës së treguit të sigurimeve që spikat rënie për muajin janarë.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për  muajin e parë të vitit 2024, konkretisht për janarin primet e sigurimit vullnetar, gjatë  këtij muaji arritën rreth 730 milionë lekë, 3.55% më pak se në muajin  janar 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar pati një ulje me 1.50% krahasuar me muajin  janar 2023. Drejtuesit e kompanive të sigurimit e shpjegojnë ecurinë e dobët të këtij segmenti të tregut me disë faktorë.

Sipas tyre, modeli i financimit publik të shëndetësisë që ndjek Shqipëria nuk e favorizon shumë zhvillimin e tregut privat të sigurimit të shëndetit. Siguruesit mendojnë se, për sa kohë shqiptarëve u premtohet shëndetësi falas, ato nuk do të jenë të nxitur të blejnë sigurim privat, për të siguruar marrjen e shërbimit shëndetësor me standarde më të larta.

Duke iu referuar anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT, për vitin 2021 (viti më i fundit i disponueshëm në statistika) shqiptarët shpenzuan afërsisht 42 miliardë lekë për shëndetin. Një shumë e tillë përbënte 5.4% të buxhetit mesatar të familjeve shqiptare.

Megjithëse në teori skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore duhet të ofrojë mbulim të plotë shëndetësor ose “shëndetësi falas”, në praktikë familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha nga xhepi i tyre për shëndetin. Deri tani, sigurimi privat nuk po rezulton dot si zgjidhje e suksesshme për këtë problem. Një problem tjetër, sipas burimeve, është edhe rritja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore private, sidomos në të atyre spitalore. Rritja e çmimeve ushtron presione edhe mbi primet, që në vitet e fundit kanë shfaqur një tendencë drejt shtrenjtimit, edhe për t’iu përgjigjur shtrenjtimit të çmimeve të spitaleve private.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X