Reduktimi i numrit të urbanëve, përfaqësuesi i transportit publik del me paralajmërimin: Çmimi i biletës do shkojë drejt dyfishimit
Aktualitet

Reduktimi i numrit të urbanëve, përfaqësuesi i transportit publik del me paralajmërimin: Çmimi i biletës do shkojë drejt dyfishimit

Reduktohen urbanë t e linjave në  kryeqytet. Duhet të  presë sh më  shumë  së  30 minuta pë r të  marrë  urbanin që  të  duhet.Jo vetë m kaq por sipas pë rfaqë suesve të  shoqatë s së  transportit public cmimi I biletë s do të  dyfishohet. Përfaqësuesi i shoqatës së transportit publik, Kostandin Foni foli në lidhje me situatën transportit publik në vend. Në një intervistë televizive ai theksoi se  katër linja deri më tani kanë falimentuar.Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta situatë çmimi i biletës së urbanit mund të rritet.“Katër linja kanë falimentuar. Ky shërbim nuk është rentabël në rast se nuk ka një mbështetje financiar. Këtë e thonë dhe vetë ekspertët e Bashkisë, duke thënë se ky shërbim ka nevojë për mbështetje financiare. Nga ekspertët tanë që kemi komunikuar dhe kemi bërë të gjitha analizat për çmimin e biletës, çmimi duhet të shkojë drejt dyfishimit. Nuk e vendosin operatorët çmimin e biletë, operatorët propozojnë. Në rastin konkret, ku Bashkia nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve dhe operatorët nuk duhet të ndryshojnë, por duhet të rimbursohet vlera e çmimeve që është rritur”- tha ai.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X