IP4StartUp: Programi i parë në Shqipëri për trajnimin startup-ve për Pronësinë Industriale
Aktualitet

IP4StartUp: Programi i parë në Shqipëri për trajnimin startup-ve për Pronësinë Industriale

10 biznese, startup, u çertefikuan nga Drejtoria e Përgithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësisnë Intelektuale (ALSIP), pas një trajnimi 2 mujor në objektet e pronësisë industriale. Programi IP4StartUP, i ideuar për të informuar bizneset inovative në “luftën” e konkurencës së pandershme si dhe të qenit të mbrojtur nga ligji në të vetmen “hipotekë” të pronësisë industriale.

Drejtor i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale, Maria Solis Kapedani, theksoi rëndësinë e regjistrimit të pronësisë industriale. “Është shumë e rëndësishme që të regjistrohen objektet e Pronësisë Industriale për arsye se pas regjistrimit lindin të drejtat dhe detyrimet si pronar i këtyre objekteve të Pronësisë Industriale”- u shpreh Solis Kapedani. Gjithashtu sqaroi edhe ndryshimin mes regjistrimit të biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe asaj në Drejtorinë e Përgjitshme të Pronësisë Industriale. “Të jesh i/e regjistruar në QKB nuk do të thotë që je i regjistruar edhe në DPPI, sepse DPPI është hipoteka e vetme në Republikën e Shqipërisë për regjistrimin  të objekte e të pronësisë Industriale”deklaroi Maria Solis Kapedani.

Regjistrimi i objekteve të Pronsisë Industriale, si patentat, markat, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, janë e drejtë që duhet mbrojtur nëpërmjet regjistrimit dhe duhet të jetë një prioritet për çdo subject në territorin shqiptar.

Kushtirm Shala, menaxher i programit IP4StartUP, u shpreh se: “Në kulturën shqiptare nuk ka ndonjë historik të madh të problemeve dhe të komplikacioneve të seancave gjyqësore midis sipërmarrësve të caktuar, sepse vetë ekosistemi ka ecur me hapa të ngadaltë. Dhe sa më shumë të zhvillohemi, sa më shumë të zhvillohet ekonomia, duke dëgjuar raste të ndryshme të përballjes të përdorimit të rasteve të gabuara, apo duke shkelur të drejtat e një autori, aq me shumë po bëhet e rëndësishme regjistrimi i saj. Në përballje të përditshme të startup-ve nuk diskutohet fare kostoja, diskutohet a kam nevojë a s’kam nevojë. Padyshim që ka kosto, por në qoftë se ekziston dëshira për ta bërë një startup të suksesshëm, është padyshim një nevojë e domosdoshme që duhet ta mbrosh me çdo lloj kostoje pronësinë tëndë, apo markën tregtare apo edhe shpikjen tënde me të cilën pretendon që ke zgjidhur një problem të caktuar”.  

Aktualsiht në vendin tonë janë të regjistruara 562 Patenta Nderkombetare, ndërsa Marka Tregtare janë 970 më shumë se një vit më parë. Marka Kombëtare janë 373 më shumë se një vit më parë, duke arritur në numrin 1190 dhe 27 Disenjo Industriale Kombëtare dhe 67 Ndërkombëtare më shumë se viti I kaluar.   

Programi IP4Startups, është programi i parë i akselerimit me fokus fuqizimin e sipërmarrjeve përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale i realizuar në Shqipëri nga DPPI, ALSIP dhe Drejtoria e të Drejtës së Autorit.

Për të theksuar rëndësinë e këtij eventi, pjesëmarrës në takimin çertefikues mori pjesë Ambasadorja e Zvicrës, H.E Ruth Huber, Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj, Drejtori  i Agjencisë së StartUP-ve Arjan Ymeri dhe Olga Allemann, Menaxhere e Projektit në Sëiss Federal institute of Intellectual Property.

StartUP-et që fituan nga garae hapur në muajin Gusht, u njohën me të drejtën e autorit, kontratat e punës, patentat për shpikje dhe sekretin tregtar.

10 startup-et e para që morën këtë trajnim dhe kanë filluar procesin e regjistrimit janë: Cyber Morfosis, T-Blocks, Doll’App, Pronar.al, Frymëmarrje, Auttom, Zeevou, UNO Robotics, Komuniteti dhe Beach Master.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X