Prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë, kanë kohë deri më datë 30 qershor që të bëjnë aplikimin online në portalin E-albania. Këtë lajm e bëjnë me dije të gjithë instancat arsimorë, konkretisht shkollat që bëjnë të mundur procesin e regjistrimit tw vogëlushëve në klasë të parë. Në lidhje me këtë procedure, Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare “Bashkim Fino” në kryeqytet, Ines Rushiti, shprehet se informatizimi i këtij shërbimi ka shmangur radhët e gjata përpara institucioneve, por ndërkohë ka nevojë të përditësohet me hartën e saktë të rrugëve që mbulon secila shkollë. “Ka raste që edhe me rrugët ka patur një lloj përplasje. Rruga e Elbasanit mund të përfshijë disa shkolla njëkohësisht dhe ka një lloj ngërcci në përcaktimin e kufijve. Nuk është normale që të kemi shkolla të mbipopulluara, me dy turne, dhe zakonisht mbasdite janë fëmijët e arsimit fillor, janë të vegjël. Ndërkohë që ka shkolla që kanë kapacitet dhe nuk është normale që ato të rrinë bosh por të shfrytëzohet kapaciteti i tyre.”thekson Ines Rushiti DRejtoresha e Shkollës “BAshkim Fino”
Sa i takon rasteve që janë refuzuar, ato lidhen kryesisht me mostransferimin e gjendjes civile në adresën aktuale të banimit. “Mua më ka ndodhur që për prindërit që kam refuzuar, duke qënë se kam kopshtin afër, janë përgjithësisht ata nxënës që kanë ndjekur parashkollorin këtu dhe jetojnë afër por gjendjen civile e kanë diku tjetër. I kam kërkuar prindërve që të ndryshojnë gjendjen civile sepse vetëm kështu mund të zgjidhet.”vijon komunikimin e saj Drejtoresha e Shkollës “BAshkim Fino” Edhe pse numërohen pak raste, prindërit që për arsye të caktuara nuk mund të bëjnë regjistrimin online, mund të paraqiten pranë shkollave.
“Janë dy mësuese të shkollës dhe administratorja e SMIP si dhe drejtoresha e shkollës. Ka një staf i cili pret prindërit gjatë gjithë muajit korrik sepse do të nisin edhe transferimet.”cilëson Drejtoresha. Sa i takon fëmijëve të cilët mbushin 6 vjeç deri më datë 31 dhjetor, me dëshirën e prindërve do të mund të regjistrohen vetëm pasi ligji të marrë dritën jeshile në parlament. Deri në nisje të vitit të ardhshëm shkollor, do të ketë të paktën edhe një fazë tjetër regjistrimi.
Leave feedback about this