Rënia e euros lë stok boronicën në Kukës, grumbulluesi tregon vështirësitë për likujdimet e femerëve
Aktualitet

Rënia e euros lë stok boronicën në Kukës, grumbulluesi tregon vështirësitë për likujdimet e femerëve

Kukësi, është ndër prodhuesit më të mëdhenj të boronicës dhe bimëve mjekësore në vend por edhe me të kërkuarat në tregun e huaj. Por, rënia e kursit te euros ka lënë tonelata bime mjekësore stoqe në magazinat e agropërpunuesëve të Kukesit.

Gazmend Koldashi, thotë se prodhimi i këtij viti ishte i mbarë, fale kushteve favorizuese të motit. E përkundër kësaj euro frenoi tregun e eksporteve ku një pjesë e stokut është edhe prodhimi i boronicës nga vera e kaluar.

Gazmendi thotë, se frenimi i eksporteve ka krijuar defiçit për biznesin.

Si grumbullues e përpunues Gazmendi, likujdon fermerët në momentin që merr produktin e në shumë raste kur i shitet.

Të njetat shqetësime kanë edhe mbledhësit e bimëve medicinale dhe boronicës të cilët nga shitja e tyre sigurojnë të ardhurat familjare. Sulltan Halilaj nga Bicaj, ka dalë në tregun e qytetit për të shitur boronicat e mbledhura në bjeshkët e Kukësit dhe Sharrit të Kosovës.

Ai thotë se krahasuar me vitet e kaluara prodhimi i boronicës ka rënë shumë këtë vit ndërkohë që mungon edhe tregu i shitjes.

Në Kukës rreth 70 % e banorëve merren me mbledhjen e bimëve medicinale duke siguruar edhe të ardhura për familjet e tyre.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X