Rikthehen rastet e të prekurve me koronavirus në Fier. Mësohet se gjatë dy ditëve të fundit në Fier, Patos e Roskovec janë zbuluar 20 raste me Covid.
Drejtuesi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, Arbër Arapi, është shprehur se rritja e rasteve me virusin Covid në Fier ka si shkak ardhjen e emigrantëve.
Rastet me covid nuk kanë munguar edhe te fëmijët, ku gjatë këtyre ditëve është regjistruar edhe një numër i lartë vizitash dhe shtrime të fëmijëve në spital nga virozat e stinës. Sipas mjekës pediatre, Anila Muka, është gjithmonë e më i madh numri i fëmijëve të prekur nga virozat, një prej të cilave edhe Covid 19.
Leave feedback about this