Mjekja pediatre Sonila Brati në një intervistë televizive pohoi se në vendin tonë kemi një rikthim të kollës së mirë, që është një virozë që zgjat shumë në kohë.
Por Brati theksoi se nuk kemi të bëjmë me një situatë alarmante, ndërsa renditi dhe simptomat e kësaj kolle të mirë.
“Është nj patologji që është rikthyer dhe rishfaqur, por në vendet e rajonit është në nivele më të larta se tek ne.
Është një patologji ngjitëse dhe që transmetohet tek njëri-tjetri, dhe prek kryesisht fëmijët deri në 5 vjeç.
Ndaj e vetmja formë kurimi mbetet vaksinimi, dhe për fat të mirë fëmijët janë të vaksinuar, si forma më e mirë dhe në kalendarin e vaksinave dhe kemi të bëjmë me 97 për qind të fëmijëve janë të vaksinuar dhe masa mbrojtëse është në rreth 85 për qind
Në këto momente që flasim kemi të bëjmë me 28 raste dhe 8 prej tyre janë të shtruar në spital me simptomat e kollës së mirë. Kjo nuk mund të konsiderohet si emergjencë.
Por kjo duket se janë pasojë e gripit të rëndë që përjetuam këtë dimër me kollë të tejzgjatur dhe me temperatura të larta përtej kohës normale të një gripi normal.
Ne edhe sot vazhdojmë të shikojmë raste të bronkopneumonive të shoqëruara me temperatura të larta.
Kolla e mirë shpesh nuk kapet me vizita të thjeshta dhe kjo e bën disi më të vështirë kurimin, ndërsa kjo është një rast që zgjat”, u shpreh mjekja Sonila Brati.
Leave feedback about this