Rreth 2 mijë pensionistë  lënë Italinë për Shqipërinë.
Aktualitet

Rreth 2 mijë pensionistë  lënë Italinë për Shqipërinë.

Pensionistët italianë kanë  zbuluar “parajsën” në  Shqipëri. Ky është titull që mban reportazhi që TgCom i ka kushtuar të moshuarve italianë që pjesën tjetër të jetës kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Sipas artikullit të realizuar në qytetin e Durrësit, një i moshuar italian që zgjedh të jetojë në Shqipëri, arin të kursejë deri në 25 mijë Euro në vit.

“Mirëserdhe në Shqipëri, kjo është “parajsa” e pensionistëve italianë”. Kështu e mirëpret Carmine Iampietro i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri korrespondentin e “È sempre Cartabianca”, i cili mbërriti në Durrës për t’u takuar me një grup bashkatdhetarësh që kanë zgjedhur të lënë vendlindjen e tyre dhe të zhvendosen në qytetin bregdetar pasi kanë dalë në pension.

Carmine Iampietro: Ka një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve, sipas së cilës Italia, duke zhvendosur vendbanimin këtu dhe duke qëndruar më shumë se gjashtë muaj në vit, detyrohet t’ju japë një pension bruto. Kështu një i moshuar mund të marrë 1500 euro nga 1150 që mund të merrte më parë.

Një tjetër pensioniste e cila gjithashtu ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri thotë se jetesa në Durrës është më e përballueshme se në një qytet Italian.

“Duke bërë disa llogaritë, këtu mund të kursejmë deri në 25 mijë euro në vit, Në Itali, po t’ia dilnim për të hequr pesë mijë, ishte një mrekulli.”

Autori bën edhe një përshkrim të çmimeve të produkteve më të preferuara nga italianët nëpër restorante, ku sipas tij një pjatë spageti me fruta deti kushton 7 Euro e gjysmë, ndërsa një friturë kushton më pak se 10 Euro.

Pas pandemisë besohet se rreth 2 mijë pensionistë janë zhvendosur nga Italia në Shqipëri.

Isabella Ruggeri: Që nga pandemia, rreth dy mijë pensionistë kanë mbërritur këtu.

Sipas reportazhit të TgCom, në Shqipëri përveç se mund të gjesh ushqim të mirë dhe të lirë, mund të relaksohesh në SPA, mund të kalosh kohë në zumba të shijosh një aperitiv, dhe të gjitha këto me një kosto të ulët.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X