Rreth 57% e bizneseve do të aplikojnë për kredi , vrojtimi i BSH, ulje e aftësisë paguese të ndërmarrjeve vitin e kaluar
Aktualitet

Rreth 57% e bizneseve do të aplikojnë për kredi , vrojtimi i BSH, ulje e aftësisë paguese të ndërmarrjeve vitin e kaluar

Numri i kërkesave për kredi nga bizneset parashikohet të shënojë një rritje të ndjeshme deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë lidhur me planifikimin për huamarrje, rreth 57% e ndërmarrjeve kanë pohuar se ka mundësi që të kërkojnë kredi bankare në 6 muajt e parë të 2024-ës, ndërkohë që vetëm 43% e tyre kanë deklaruar se nuk do të kërkojnë kredi dhe kjo peshë ka rënë për të tre grupet e ndërmarrjeve, të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Pavarësisht nivelit të lartë të normave të interesit, gjatë vitit 2023 kredia bankare për ndërmarrjet u rrit me 2%, e mbështetur kryesisht nga nevoja e bizneseve për të realizuar investime fikse.

Konkretisht rritja në kërkesën për kredi nga biznesi i vogël dhe i mesëm ishte disi më e ndjeshme në krahasim me rritjen në kërkesën nga biznesi i madh.

Niveli i lartë i kredive është raportuar si për portofolin në lekë, ashtu edhe për atë në valutë, por ndryshimi në nivelin e kursit të këmbimit ka pasur një efekt statistikor negativ në vlerat e raportuara në lekë të kredive në valutë.

Kredia e bizneseve në lekë u rrit me 12% në bazë vjetore dhe kredia për bizneset në valutë u tkurr me 8%.

Në zgjerimin e portofolit të kredisë për bizneset ka ndikuar rritja e kredisë për sektorin e transportit, akomodimit, aktiviteteve të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve të tjera.

Gjatë vitit të shkuar aftësia paguese e ndërmarrjeve për huatë rezultoi e ulët. Si rrjedhojë e rritjes së kostove të financimit në vend dhe gjendjes së mirë të likuiditetit të ndërmarrjeve, pesha e bizneseve që deklaruan se kishin një hua për të paguar ishte 36%, duke rënë me 3% në bazë vjetore.

Për rreth 87% të bizneseve, niveli i tyre i huamarrjes ishte i përshtatshëm, por ndërmarrjet e vogla shfaqën kërkesë më të lartë për financim.

Huamarrja është realizuar vetëm në monedhën vendase për 61% të ndërmarrjeve të vogla, 58% të ndërmarrjeve të mesme dhe 43% të ndërmarrjeve të mëdha, ndërkohë që pjesa tjetër është në valutë ose e kombinuar.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X