Rrezikoni helmimin! Ja ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh
Shendetesi

Rrezikoni helmimin! Ja ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh

Siguria ushqimore në plazh është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të kemi parasysh që të ruajmë në temperaturat e duhura produktet dhe pijet që konsumojmë.

Një rregull i artë i sigurisë ushqimore që duhet mbajtur parasysh për ditët e plazhit: “Zona e rrezikut” për ushqimin është midis 40-140 gradë celcius, që është edhe temperatura kur bakteret rriten më shpejt.

Në fakt, Shërbimi i Sigurisë dhe Inspektimit të Ushqimit thotë se bakteret rriten më shpejt në këtë gamë, duke u dyfishuar në numër në vetëm 20 minuta. Disa nga ato baktere problematike si Salmonella Enteritidis dhe Escherichia Coli mund t’ju shkaktojnë probleme me stomakun.

11 Produktet që nuk duhen konsumuar në plazh

-Sanduiçët e ftohtë duhet të konsumohen të tillë

-Pjatat e koktejve me karkaleca nuk janë të sigurta kur karkalecat arrijnë temperaturën e dhomës

-Ju nuk mund t’i ngrohni ushqimet e mbetura në plazh, p.sh një pulë të pjekur një natë më parë nuk sugjerohet të merret me vete në plazh

-Mishi juaj i hamburgerit mund të jetë shumues i baktereve. (kudo që të jetë e mundur, shmangni sjelljen e mishit të papjekur në plazh)

-Edhe pula e papërpunuar mund të paraqesë probleme të mëdha. Bakteret si Salmonella mund të shumohen shpejt në temperaturën e dhomës.

-Birra mund t’ju dehidratojë ndaj nuk këshillohet kur bën shumë vapë

-Pijet e gazuara  mund t’ju dehidratojnë akoma më shumë

-Ëmbëlsirat me fruta dhe qumësht e bëjnë të lehtë shumimin e baktereve

-Sallata të mos marinohet më përpara konsumimit sepse nuk reziston

-Frutat e prera paraprakisht nuk janë të këshillueshme sepse kontaminohen

-Gjalpi i kikirikut dhe butakët mund të shkaktojnë helmime gjatë të nxehtit

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X