Rritet infertiliteti tek meshkujt, mjekja: Kemi të rinj infertil, shkak alkooli
Aktualitet

Rritet infertiliteti tek meshkujt, mjekja: Kemi të rinj infertil, shkak alkooli

Shqipëria po njeh çdo vit ulje të numrit të bebeve që vijnë në jetë. Arsyet janë të ndryshme, e një ndër to është infertilitetit, ku çiftet nuk arrijnë dot të krijojnë një shtatëzani.

Organizata botërore e shëndetësisë ka bërë me dije se 1 në 6 persona preken nga infertiliteti gjatë jetës së tyre. Si burrat  dhe gratë janë njëlloj të rrezikuar nga infertiliteti, por së fundmi është vërejtur një rritje e problemit tek  djemtë.

 “Nëse do të bëj raportin e infertilitetit mes grave dhe burrave janë gratë ato që zënë përqindjen më të madhe, por sot në të gjithë botën jo vetëm në Shqipëri është rritur pak përqindja dhe e djemve apo burrave të cilët janë infertilë. Futen edhe të rinjtë. Mosha 27 vjeç, unë i kam edhe në punën time që edhe në këtë moshë kaq të re kanë qenë infertile”-tha Lindita Myzeri, mjeke gjinekologe.

Shkaqet që çojnë në infertilitet janë të shumta, por ato e kanë zanfillën tek stili i jetesës.

“Ka të bëjë jashtëzakonisht shumë mënyra e jetesës. E di çfarë do të fusja tek mënyra e jetesës, jo vetëm fakti që si ushqehemi që ushqimi është baza, jo vetëm çështje ekonomike, por edhe mënyra e jetesës dhe jeta sociale dhe ndërrimi i partnerëve, përdorimi i alkoolit, drogërave. Pra të gjitha këto janë faktor që kanë ndikuar goxha në rritjen e infertilitetit dhe tek burrat”-shtoi Myzyri.

Sipas ekspertëve njeriu mund të vuajë nga infertiliteti apo steriliteti, njëlloj si sëmundjet e tjera. Raportet tregojnë se 1 në 20 meshkuj kanë nivel të ulët të spermatozoideve, ndërsa 1 në 100 janë steril, duke e bërë kështu të pamundur sjelljen e një fëmije në jetë.  Hulumtimet tregojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz jetojnë me infertilitet në mbarë botën.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X