Rritet numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë
Aktualitet

Rritet numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë

Numri i aksidenteve gjatë Shtatorit pësoi rritje krahasuar me Shtatorin e vitit të shkuar me rreth 4.5 %. Të dhënat e INSTAT tregojnë se muajin e shkuar u regjistruan 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në 2022. Gjatë kësaj periudhe rezulton se janë vrarë dhe plagosur 122 qytetarë, nga 134 që ishin në Shtatorin e vitit të mëparshëm. Në 94,6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, kryer nga grupmosha 25-34 vjeç.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Enjte.

Ora 8-12 paradite ka edhe numrin më të lartë të aksidenteve….

Instituti i Statistikave raporton edhe aksidentet për 9 mujorin e vitit. Sipas INSTAT, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë mënyrë gjatë 9 mujorit, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2,4 %.

Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të gjithë vitit, aksidentet rrugore, në 11,5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

AKSIDENTET NË SHTATOR

93 ngjarje rrugore

122 të vrarë dhe të plagosur

AKSIDENTET NE 9 MUAJ

863 ngjarje rrugore

1.189 të vrarë dhe të plagosur

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X