Rruga e Arbrit, ka shkurtuar ndjeshëm distancën Tiranë-Dibër. Fiks në 1 orë e 20 minuta, nga 4 orë që ishte deri tani ky segment rrugore. Plot 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë sipas të dhënave zyrtare te publikuara nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.Por, punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje jo të mirë. Deri në përfundim të Tujanit, rruga ka mare formën e duhur dhe banorët kanë nisur të kenë shpresë për zhvillim. Tek tuk shikon se ka filluar te lulëzojë agroturizmi. Por sërish shpresat janë te pakta. Teksa ecën me makinë të del përpara një bukuri e rrallë natyrore. Tuneli i Murrizit që është aksi me më shumë kosto i rrugës është ende në ndërtim dhe po ecën me ritme shumë të ulëta sipas banorëve të zonës. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti. Por për banorët punimet duhet të kenë ritme më të shpejta. “Nderhyrjet ne rrugën e Arbrit janë puna më e rëndësishme qe është bere ne zonen tone. Punimet me ritme te ulta qe zgjasin shume na demtojne edhe ne jashte mase shume. Rruga te behet e mire ka shume pune por shpresojme qe te behet me standardin e duhur se deri tani shikohen shume probleme sidomos ne kohen e dimrit, sepse ndikojne shume ngricat”, na tregon Ilmi Pira shofer i njerit prej furgonave te linjes së Dibrës. Kujtojme se rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro. Pervec drejtuesve te automjeteve shikon tek tuk ndonje kioske ne pikat turistike te zones. Natyra ne kete aks rrugor eshte shume mbreselenese. Por rruga duket se eshte nje “plage e hapur”jo vetem per banoret e zones por per te gjithe te interesuarit e kesaj ane.Madje edhe inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj. Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vite nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat. Kantierin e punimeve në Rrugën e Arbrit në Klos, punohej me ngritjen e këmbëve të Urës së Vashës. Ndërkohë ishte hapur tuneli T5, që të çonte të kjo urë dhe po punohej për hapjen e tunelit T4 në drejtim të urës së Lezedres mbi katundin Fshat. Gjithashtu, ishte e hapur traseja e rrugës në Gjoricë si dhe ura mbi lumin Drin.Edhe pse me ritme shume te avashta deri tani gjithçka dukej në rregull me punimet. Jo vetëm deklaratat e drejtuesve të kompanisë për punime para afatit, por edhe deklarata që dilnin nga zyrtarët e qeverisë, që më në fund një vepër publike do të mbyllej në afat, me cilësinë dhe standarde që do të shiheshin për herë të parë në Shqipëri.
Aktualitet
Rruga e Arbrit, ëndrra Dibrane e “stopuar” mes kilometrash.
- February 24, 2023
- 0 Comments
- 154 Views
Leave feedback about this