Eksperti i njohur i ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur për skemën e re të pensioneve. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Çoçoli shprehet se qeveria po punon me ekspertë të Bankës Botërore në trajtimin e pensionet sipas skemës shtetërore të jap sa më shumë para për pensionet më të ulëta.
Ai thotë se baza me të cilën realizohet indeksimi është rritja e pensioneve me nivelin e çmimeve të ushqimeve të shportës, mallrat që konsumon një familje pensionistësh, përfshirë dhe ilaçet dhe disa shërbime bazike. Nga ana tjetër, eksperti ka folur dhe për indeksimin që po përgatit qeveria.
-Zoti Çoçoli, shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk ka adresuar siç duhet problematikat, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët. Sipas jush, pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh?
Skema e pensioneve nisi reformimin në 2014-ën por nuk e përfundoi. Në të dhënat e fundit dhe ministria e Financave ka rritur kontributet në këtë skemë. Por nëse flitej në nivelet e 680 milion euro të 2016-ës, si kontribute tani mund të jenë në 1.2 miliardë. Nga këto 10 vite, skema ka dyfishuar të ardhurat, por pensionistëve nuk iu është rritur pensioni. Ka disa faktorë ku qeveria nuk mund t’i dyfishojë pasi dhe vetë pensionistët nuk janë në numër sa para 10 vitesh te 540 mijë pensionistë, është rritur numri i përfituesve nga skema dhe nuk do ishte e mundur që pensionet nga 130 euro që ka qenë më parë të shkojnë në 270 euro. Tani pensionet janë diku te 185-187 euro. Ndryshimet nuk kanë sjellë atë që pritej nga reforma dhe pse është më i lartë krahasimisht me para 10 vitesh me 40% më i lartë por jo i mjaftueshëm si rritje të pensioneve në nivel mesatar. Qeveria po punon me ekspertë të Bankës Botërore në trajtimin e pensionet sipas skemës shtetërore të jap sa më shumë para për pensionet më të ulëta. Baza me të cilën realizohet indeksimi është rritja e pensioneve me nivelin e çmimeve të ushqimeve të shportës, mallrat që konsumon një familje pensionistësh, përfshirë dhe ilaçet dhe disa shërbime bazike.
-Në skemën e re, pritet të rishihet indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Sa e mundshme është kjo?
Këtë po synon qeveria me një formulë të re që një pjesë e pensioneve shumë të larta të kenë një indeksim tjetër, ndoshta indeksin vjetor të përgjithshëm që dukshëm është më i ulët sesa ai i mallrave të shportës. Dhe pensionet më të ulta të përfitojnë nga diferenca. Një moment keqkuptimi dhe pritje nga ana e pensionistëve në fillim të muajit prill të kishte një indeksim, ku pensionet me paga më të ulta të kenë një indeksim ndryshe, sepse jo çdo nivel pensioni përballon rritjen e çmimeve. Është më e lartë se inflacioni mesatar vjetor që për këtë vit pritet të jetë të 3-3.3%. Dhe nëse del 4.5% nuk mundet një pension i ulët, nën mesatar të indeksohet në % i lartë në kushtet e vendit tonë 30-40 mijë lekëve të reja.
-Po ashtu, në fokus të ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare. Mund të na jepni më shume detaje rreth kësaj?
Zgjatja e kohës në pension kupton nënkupton rritjen e kontribuuesve, sepse duke e nxjerr një kontribuues në 1-1.5 vit më vonë në pension ti i ke ofruar shoqërisë 1 vit e gjys kontribute në skemë. Duke zgjatur kohën e marrjes së pensionit, shtojmë sasinë e kontributeve, ky do të jetë efekti i parë në skemë. Edhe politikat e pensioneve suplementare do të pësojnë ndryshime, që më kalimin e kohës skema ka vështirësi pavarësisht rritjes së pagave në shtet janë rritur dhe kontributet, por duhet të kemi parasysh që vitet e fundit më shumë kontribuues hyjnë në pension sesa kemi kontribuues të rinj. Dhe kjo është sfida më e madhe. Janë tre arsye kemi më pak kontribuues të rinj sot: a. Kemi një emigracion të fortë te të rinj dhe kontribuuesit e tjerë dhe 90% e emigrantëve janë në stad pune ose studentë. Do të vazhdojë si trend, nuk e ndërpret dot pavarësisht frenimit. Sfida është të bëjmë mundësinë ajo që quhet informalitet në skemën e kontributeve shoqërohet të mund të pakësohet, e kemi ende shumë të largët. Sot në sektorin privat ke ende rroga të trukuara, që në kohën e skandalit të publikimit të data bazës së pagave, rreth 25 mijë bizneseve që iu tha në mënyrë shoqërore iu tha se kemi të dhëna që ju deklaroni në shtet një nivel të ndryshuar të pagave që duhet të jenë më të larta. Dhe një pjesë e bizneseve reaguan duke sjellë borderotë dhe listat e reja me paga më të larta, por nuk u korrigjuan të gjithë bizneset. Kjo përkthehet në shifrat që disa dhjetëra miliona më pak në skemë dhe ndikon dhe do të ndikojë dhe në të ardhmen. Në momentin që pensioni merr një indeksim, duhet të qëndrojë në nivelet e reja, ndërkohë që më të shumë po shohen pensionistë sesa kontribuues. Kjo skemë, gjithmonë do të jetë në sfidën e fortë që nuk mjaftojnë paratë dhe gjithnjë buxheti i shtetit do ta subvencionoje. Tani kemi lajmin pozitiv që e subvencionon më pak, në shifrat diku te 78-79 milion euro, por më pak në vitin 2023. Për arsyen e thjeshtë se u rriten kontributet e sigurimeve shoqërore me rritjen e pagave në shtet. Kemi afro 218 mijë punonjës në shtet, është rritur dhe paga mesatare që do të shkojë 900 euro këtë vit. Këto të gjitha e përmisojnë për një periudhë të përkohshme, në një periudhë afat mesme kjo skemë do të dhurojë gangrenën e madhe që ka faktin se po trokohen shumë fortë pagat, ku ka një informalitet shumë të lartë në deklarimin e pagave reale që merr sektori privat. Kjo duhet të ndryshojë që të fitohen më shumë para në skemë. Ndryshimet nuk i shoh të jenë shumë themelor, ndihmojnë shumë por ndryshimi themelor është që të zbres në minimumin e mundshëm që mund të arrijnë ta zbresin këtë informalitet të lartë në deklarimin e pagave. Nga ana tjetër ka të bëjë dhe me pensionet private të detyrueshme, këtu do shihet realisht reforma e mirëfilltë të pensioneve tona.
-Ndërkohë në prill të vitit 2023 pati një indeksim te pensioneve, por pensionistët shprehen se nuk është i mjaftueshëm dhe kërkojnë një tjetër indeksim së shpejti. Por ka një kakofoni pasi ka zërë se mund të ketë një indeksim tani, ndërsa të tjerë thonë se do të jetë në muajin tetor. Sipas jush kur do të jetë indeksimi i radhës dhe a janë të efektshme indeksimet që bëhen?
Indeksimi i dytë do të bëhet në tetor. Indeksimi këtë vit do të jetë 4.5, është ende një shifër që duhet të dalë nga INSTAT. Bëhet në tetor për faktin se INSTAT publikon shifrat e indeksit të mallrave të konsumit, mesatarja e çmimeve për mallrat që konsumohen kryesisht nga pensionistët. Dhe qeveria i indekson pensionistët menjëherë me shifrën që i jep INSTAT. Në prill të 2023 qeveria i indeksoi pasi pati një vit të jashtëzakonshëm në nivel inflacioni shumë të lartë që përfaqësonte 2022-shit dhe pensionistët duhet të mbroheshin dy herë, me dy indeksime. Nëse inflacionin vjetor e kishim në nivel 7.5 në vitit 2022, 8.4 indeksi i mallrave të konsumit, shumë e rëndë si rritje mesatare e çmimeve të mallrave të shportës.
-Po bonus a ka mundësi të ketë për pensionistët?
Do të ketë se s’bën, kjo është arsyeja numër një kur kemi një suficit të ardhurash. Nëse nafta e Shpiragut vihet në shfrytëzimin industrial, bëhet fjalë se çfarë do të marrë qeveria do ta fus të shporta e ndihmës për pensionistët në formën e një fondi të veçantë jashtë çfarëdo lloji llogarie korrente të buxhetit të shtetit. Kjo është arsyeja pse qeveria do ta shikojë mundësi të ketë dy bonuse për këtë vit në efekt dhe në varësi sa të ardhura shtesë do t’i shtohen buxhetit. Qeveria pritet të ketë një sufçit primar, ku shpenzimet koherente me të ardhurat t’i kalojnë shifrat e shpenzimeve. Me këtë tepricë të ardhurash, është mëse e natyrshme që qeveria të rishikojë për dy bonuse. Por nuk është e lehtë të vendoset me një bonus për pensionistët. Bonusi është te 50 euro të shumëzohen me 700.000 pensionistë, janë 56 milion euro nga buxheti i shtetit dhe nuk është e lehtë të ndërmerret ky hap. Por do të jetë e mundur që qeveria të justifikojë dhënien e dy banuesve. Këtë mundësi e shoh të mundshme nga gjysma e dytë e vitit, ku vërtetohet që do të ketë të ardhura shtese nga bilanci paraprak i gjashtë mujorit të parë të vitit.
Leave feedback about this