Sa funksionale janë guidat profesionale të Turizmit?
Aktualitet

Sa funksionale janë guidat profesionale të Turizmit?

Në mal apo bregdet, a janë funksional guidat profesionale të turizmit. Kësaj pyetje janë munduar ti japin përgjigje një grup ekspertësh të fushës së Turizmit në vend. Turizmi, qoftë ai malor apo bregdetar, kanë pasur një zhvillim të madh vitet e fundit në Shqipëri. Madje kemi vënë re që në zonat turistike nuk ka më as dallim mes stinëve dhe turistët e huaja janë të pranishëm gjatë gjithë vitit. Por, ndodh dhe ndryshe,  ka pasur shumë raste që të huajt nuk janë lidhur me guida profesionale turistike dhe për këtë arsye kanë rrezikuar apo edhe kanë  humbur jetën mes maleve ose mes detit. Rastet tashmë dihen dhe ky është një ndër alarmet kryesore që specialistet e “bërtasin” me të madhe.  “Dje Federata Shqiptare e Rafting iu bëri bërë thirrje agjencive, operatorëve turistikë, si dhe mediave televizive, që të informojnë turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanione pa informacionin dhe pajisjet përkatëse. Kjo deklaratë vjen dy ditë  pas zhdukjes së turistit hollandez në kanionin e Osumit, i cili po bënte rafting së bashku me bashkëshorten e tij, ku fatmirësisht kjo e fundit arriti të shpëtojë nga rrjedhja e ujit. Më tej Federata këshillon turistët që duan të bëjnë aktivitete sportive, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata e Rafting, për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë”- thuhet në deklaratën e Federatës së Rafting. Shtetasja holandeze u gjet vetëm me rrobat e trupit, pa jelek shpëtimi, pa skafandër, pa kostum dhe xhup termik, të cilat janë pajisjet e domosdoshme për të praktikuar rafting, kayaking dhe eksplorim kanioni në siguri. Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë. Ato ishin nisur për eksploruar zonën që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit. Mësohet se vajzat e reja ishin nisur pa udhërrëfyes dhe duke mos e njohur zonën janë rrëzuar në një greminë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se fatale për to ishte edhe rënia e një orteku më pas. Policia tha se trupat e pajetë u gjetën pas disa orësh kërkime. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe skuadra alpine e FNSH-së së Shkodrës.Për shkak të motit të keq me mjegull dhe borë ka qenë e pamundur ulja e helikopterit në zonën ku ndodhen trupat e turisteve. Operacioni për nxjerrjen e trupave është vështirësuar edhe për shkak të temperaturave mjaft të ulëta dhe terrenit të vështirë. Në të njëjtin vend, në 10 maj të vitit të kaluar ka humbur jetën edhe një turist gjerman. Ndërsa një ditë më parë një turist holandez u rrëmbye nga ujërat e lumit në kanionin e Osumit dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X