Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet mesatarisht 3,6 euro, të fundit pas Kosovës
Aktualitet

Sa vlerësohet puna në Shqipëri? Një orë paguhet mesatarisht 3,6 euro, të fundit pas Kosovës

As katër euro për një orë punë. Me gjithë zhurmën e madhe për “pagë mesatare 900 euro”, kaq para’ merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat. Kjo shumë është 11 herë më pak se në Luksemburg, shtetin me pagën mesatare më të lartë në Bashkimin Evropian. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet gjithashtu më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

Pagesa e një ore pune shkon në raport të drejtë me pagën mesatare. Në kontinentin Europian, Luksemburgu është shteti me pagën mesatare më të lartë, gati 6 mijë e 300 euro. Me të dhënat të përditësuara deri në fund të marsit, Shqipëria rezulton shteti me pakën mesatare më të ulët në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën, raporton televizioni A2.

Në pozicion të njëjtë Shqipëria renditet edhe në drejtim të pagës minimale e cila përllogaritet në 400 euro, duke lënë pas Kosovën me rriten e fundit e çoi atë në 350 euro.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se veçse anemike, rritja e pagës mesatare po shoqërohet nga një thellim i hendekut mes shtetit dhe privat. Në harkun e muajve janar-mars paga mesatare në administratën publike ishte gati 85 mijë lekë, mbi 16 mijë lekë apo 19 për qind më e lartë se në privat.

Hendeqet ndërkohë janë thelluar edhe mes asaj që të punësuarit marrin në profesione të ndryshme. Sipas INSTAT punonjësit e bankave dhe ata të kompanive të sigurimit patën pagën mesatare më të lartë në harkun e muajve janar-mars me gati 134 mijë lekë, ndjekur nga të kualifikuarit në teknologji-informacioni me 110 mijë e 364 lekë.

Ndërkohë të bujqësi që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë paguhen mesatarisht me vetëm 49 mijë e 594 që nëse i heqim sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, ajo që fermeri merr në dorë nuk i kalon 42 mijë lekët

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X