Në të 13 njësitë administrative të Tiranës, fëmijët do të kenë mundësi të afrohen pranë Babagjyshin e Vitit te Ri dhe të realizojnë fotot e tyre pranë tij.
Në prag të festave të fudnvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën “”Santa is comming to Tirana”, që synon mbështetjen e fëmijëve me pamundësi ekonomike në shpërndarjen e dhuratave për festat e fundvitit.
Kjo iniciative e re vjen për t’iu bashkuar akoma më shumë fëmijëve të udhëhequr nga Babagjyshi i Vitit te Ri në të cilën përpos shpërndarjes së dhuratave do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera argëtuese për fëmijët në nevojë.
Nëpërmjet animatoreve do të arrihet të krijohen shfaqje te vogla për femijë që do të mbajnë të mbërthyer vëmëndjen e tyre nëpërmjet performancave.
Gjatë aktivitetit do të jenë të stacionuar edhe lojëra të ndryshme për fëmijë dhe do të krijohet gjithashtu për ta edhe vizatime në portretet e tyre.
Leave feedback about this