Sezoni turistik , 40% pasagjerë më shumë në Rinas.1.7 milion vetëm në Qershor dhe Korrik. Prej Janarit u regjistruan 4 milion hyrje-dalje
Aktualitet

Sezoni turistik , 40% pasagjerë më shumë në Rinas.1.7 milion vetëm në Qershor dhe Korrik. Prej Janarit u regjistruan 4 milion hyrje-dalje

Aeroporti i Rinasit është duke u përballur me fluks të lartë të pasagjerëve. Prej muajit Qershor, kanë hyrë e dalë nga aeroporti kryesor i vendit 1.7 milionë personave, shqiptarë dhe të huaj.

Këtë vit të dhënat e policisë kufitare në Rinas tregojnë se ka rritje me 40% të fluksit të udhëtarëve.

Për të menaxhuar fluksin në Rinas është duke u punuar me 14 sportele, dy sportele të tjerë për diplomatët, si dhe 6 E-Gate. Portat elektronike janë për të huajt që vijnë nga vendet e BE-së, Amerikës apo dhe Australisë.

Fluksi i fluturimeve kryesisht është gjatë orëve të drekës dhe darkës, ndërsa piku ka arritur me 204 fluturime në ditë, ku janë përpunuar të dhënat e 32 mijë personave.

Pasagjerët që mbërrijnë në Shqipëri, shprehen se nuk kanë patur vonesa në sportelet e policisë.

“Jashtëzakonisht mirë.” “Akishte vonesa?” “Jo, absolutisht jo.”

“Mirë shumë mirë na shkoj, më mirë se këmi ardhur s’ka.”

“Jo shumë thjeshtë, të them të drejtën shumë thjeshtë, kaluam pa trafik pa asnje lloj problem.”

Thirrja e aeroportit për tu paraqitur 3 orë para fluturimit është respektuar nga pasagjerët, por ka nga ata që nuk janë njohur me kërkesën e TIA-s.

“Jo. Dy orë më përpara. Shumë faleminderit që na informove ti sepse ne s’dim gjë.”

Pasagjerëve u kërkohet që deri në 10 shtator të paraqiten tre orë para në aeroport. Kjo për të kryer në kohë regjistrimin e bagazheve, ekranizimin e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të lindë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X