Fillimi i sezonit turistik shton kerkesat per sanitare. Referuar shifrave zyrtare, vendin tonë po e vizitojnë rreth 1 milion turistë në muaj, parashikohet që deri në fund të vitit të jenë 14 milionë turistë.
E në këtë klimë po shohim gjithandej oferta joshëse. Në një prej tyre për pozicion sanitare, për sezon turistik në Sarandë, ofrohet pagesë deri në 1000 euro në muaj, si dhe ushqim dhe fjetje falas.
“Këto janë oferta të dëshpëruara sepse dke mos pasur mundësi ku të gjejnë fuqi punëtore, do të rriten pagat. Por edhe kjo është pak abuzive sepse shteti në këtë pikë nuk i mbron të dyja palët qoftë investitorët apo punëmarrësit. Sepse nëse një investitor nuk gjen mbështetje, por vetëm gjoba e taksa, mënyra nga më të ndryshmet për ta vjelë. Nga ana tjetër, ky punëmarrësi i shkretë mund të marrë këtë rrogë por nuk është i mbrojtur sepse ajo rroga do i deklarohet aq sa i deklarohet. Është zgjidhje afatshkurtër.
Neve për të nxjerrë një sezon të mirë na duhen mbi 15 mijë punonjës ndërsa për zsezon me standart, 25 mijë si shifër do na bënte punë. Kërkohen nga kamarierë, banakierë, ndihmës kamaerierë e shefa kuzhine, pastrues, gjithçka. Sivjet edhe për shkak të motit, jemi të gjithë pa përgatitur. Askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, ne vazhdojmë investojmë por problemi ngelet se nuk kemi staf për të punuar në këto subjekte”- tha Henri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve per TopChannelTv.
Leave feedback about this