Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të papunësisë, në raport me shtete fqinje. Me 11% të njerëzve që nuk punojnë, ajo lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e zi ku shkalla e papunësisë arrin deri ne 18%.
Në tremujorin e parë 2023, 160 900 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç ishin të papunë. E shprehur në përqindje, shkalla e papunësisë për moshën aktive, ishte 10.9%, me përmirësim 0.4 % në raport me vitin 2022.
Në matje gjinore, niveli i papunësisë është më i lartë te gratë, 11.1%, ndërsa tek burrat zbriti në 10.6%.
Ndërkohë, sipas strukturës së moshës së aftë për punë, shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është thelluar në raport me vitin e kaluar.
22.5% e njerëzve në këtë grup zyrtarisht nuk punojnë, ose të paktën nuk kanë një pagë të deklaruar në regjistrin e tatimeve. Vitin e kaluar, ata përbënin 20.7 % të gjithë kontingjentit.
Sa i përket grupmoshës 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7.8%.
Në raport me rajonin, Shqipëria vjen pas Bosnjë Hercegovinës e Serbisë, ndërsa niveli më i lartë regjistrohet në Kosovë e Mal të Zi, ku papunësia arrin deri në 18%.
Leave feedback about this