Shkeljet në rrugë\Policia në Kontroll blic: Në javën që lamë pas u ndaluan 15 shtetas, 56 patenta u pezulluan, si dhe janë vendosur qindra gjoba
Aktualitet

Shkeljet në rrugë\Policia në Kontroll blic: Në javën që lamë pas u ndaluan 15 shtetas, 56 patenta u pezulluan, si dhe janë vendosur qindra gjoba

Kontroll dhe ndershkim të shkelësve të qarkullimit rrugorë në të gjithë vendin. Policia vijojn intensivisht në të gjithë shqipërinë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sidomos në kryeqytet. Ndërkohë vetëm gjatë javës që lamë pas, policia bën me dije se 15 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërkohë që 56 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Si rezultat i kontrolleve dhe parregullsive të gjetura janë ndëshkuar me masë administrative plot 559 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. Gjithashtu bëhet e ditur se 348 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha, 542 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe janë vendosur 175 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X