Shkollat pa SIMP e regjistra, Sindikata e Arsimit thotë se mësuesit po përballen me mbingarkesë
Aktualitet

Shkollat pa SIMP e regjistra, Sindikata e Arsimit thotë se mësuesit po përballen me mbingarkesë

  Edhe pse shkolla ka nisur më 11 shtator, sistemi SMIP për hedhjen e të dhënave ende nuk është hapur e ndërkohë nuk janë shpërndarë as regjistra fizikë të klasës. Në këto kushte, mësuesit ngrenë shqetësimin se po cenohet mbarëvajtja e procesit mësimor pasi kundrejt fletores personale që mban secili, të dhënat plotësohen edhe në një regjistër klase të improvizuar dhe kur të hapet sistemi, puna nis nga fillimi. “Unë e kam fletoren time personale por përtej përgjegjësive që ka një mësues për lëndën e vet, institucioni duhet të ketë regjistrin e klasës dhe këtë e thotë urdhër-rregullorja e 28 janarit të vitit 2020, që regjistri i klasës është një dokument dhe ruhet 10 vjet. Regjistri i klasës ka vendin dhe rolin e vet dhe nuk duhet të hiqet ndërkohë hedhja e të dhënave në SMIP është orë shtesë pune, është një normë e re për mësuesin. Kjo duhet të përkthehet nga institucionet drejtuese në orë pune. Është një program i ri që iu vlen të gjithëve por ti shërbejmë procesit në tërësi që të funksionojë. ”tha Alma Lama kryetare e Sindikatws sw Arsimit Dega Tiranw. Kryetarja e sindikatës së pavarur të arsimit, dega Tiranë, Alma Lama shprehet se informatizimi në sistemin arsimor duhet mbështetur por mungon infrastruktura për realizimin e tij.“Unë jam pro për risitë në sistemin arsimor dhe jo vetëm, ne duhet të funksionojmë si gjithë Evropa por ky informatizim kërkon infrastrukturën. Ku janë fondet, ku është infrastruktura, pse nuk përgjigjet njeri për infrastrukturën e SMIP. Si do të realizohet? Në shtëpitë e mësuesve, në kancelaritë e lagjes? Ka vetëm urdhra. Të bëhet. Po si të bëhet? Të sjellin kushtet për ta realizuar reformën.”theksoi Lama .Mësuesit gjithashtu theksojnë se është e nevojshme të trajnohen paralelisht me risitë që zbatohen në sistemin arsimor, ndërsa rrogat e ulëta mbeten problem madhor.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X