Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë. Raste te tilla kane ndodhur shpesh por ne zonen e Tropojes ,Thethit e Malësise se Madhe. Ne kete zone ishte nder te parat here qe bllokohej nje turist i huaj. Mbrëmjen e kaluar, salla operative Krujë, ka marrë njoftim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Fatmiresisht rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojme se forcat e policise numërojnë nje numer te konsiderueshem rastesh kur ju kane ardhur ne ndihme turisteve te huaj. Problem I madh ne zonen e krujes eshte shfaqur mungesa e guidave per ti shoqeruar ato.
Aktualitet
Shpëtohet nga policia, turisti austriak ishte bllokuar në një mal të Krujës,
- February 24, 2023
- 0 Comments
- 124 Views
Leave feedback about this