Shqipëria me përqindjen më të lartë në Europë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore

Shendetesi

Shqipëria me përqindjen më të lartë në Europë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët në shëndetësi si në numër mjekësh, fonde për rimbursim medikamentesh dhe ambiente spitalore. Për shkak të këtyre kushteve Shqipëria renditet e para në Europë për përqindjen e lartë të popullsisë me nevoja të paplotësuara në ekzaminime shëndetësore. Sipas EUROSTAT në vitin 2020, 7.8% e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mundësi për ekzaminimin shëndetësor, ndërkohë që mesatarja europiane është vetëm 1%. Pas Shqipërisë, Greqia renditej e dyta pas Shqipërisë me rreth 3.9% të popullsisë me nevoja të paplotësuara të me ekzaminim shëndetësor, dhe më pas Letonia me 2.9%. Në krahun tjetër Spanja, Malta dhe Finlanda nuk kishin asnjë banor me nevoja të pa plotësuara mjekësore. Shqipëria ka shpenzime të ulëta buxhetore për shëndetësinë, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2021 ato ishin sa 3.3% e PBB-së, një nga nivelet me te ulëta në Europe. Financimet e ulëta publike për sektorin e shëndetësie në Shqipëri lidhen me kapacitet e dobëta fiskale të vendit. Shpenzimet buxhetore në total ishin sa arritën 31 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2021, më i ulëti në Europë, duke krijuar pak hapësira për investime në sektorin e shëndetësisë. Krahas nivelit të ulët të investimeve në sektorin publik, Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, me 16 mjekë për 10 mijë banorë, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë. Shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB kanë shënuar rritje vjetore me 0,23 pikë përqindje me 2021, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje me 1,01 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2020, familjet shqiptare i rritën shpenzimet për shëndetësinë me 28%, ndërsa në bashkimin Europian ky treguar ra me rreth 4%. Në këtë mënyrë Shqipëria shënoi rritjen më të lartë të shpenzimeve për shëndetin në Europë, e matur me ndryshimin vjetor të konsmit final të njësive ekonomike familjare, (me çmime korente). Pandemia Covid-19 e ka përkeqësuar edhe më tej këtë trend, sipas të dhënave indirekte për rritjen e shpenzimeve për shëndetin në buxhetin e njësive familjare. Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, e shoqëruar me mbingarkesën në spitale dhe mungesën e besimit te sistemi shëndetësor publik solli ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen, duke u orientuar drejt shëndetit. Pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% të totalit të buxhetit të një familjeje në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve. Monitor

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X