Sigurimi i jetës shihet ende si një luks, jo si domosdoshmëri për shqipëtarët. Me hapa shumë të vegjel konsumatorët shqiptarë kanë nisur ti kushtojnë pak vëmendje sigurimit të jetës. Edhe pse në nivele modeste, sigurimi i jetës ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të këtij viti.Sipas eksperteve të tregut bazuar në statistikat zyrtare të AMF rritja është e konsiderueshme edhe përgjatë muajve janar-prill 2023. Primet nga sigurimet e Jetës gjatëmuajve janar-prill 2023, arritën rreth 567 milionë lekë, ose 23.82% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse plotësisht me ecurinë e kredisë. Ky produkt është në fakt kolona kryesore ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri. Bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Sigurimi duhet rinovuar çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë. Rrjedhimisht, ecuria e numrit të kontratave të sigurimit të jetës krijon një ide edhe për numrin aktiv të kredive afatgjata për individët. Përgjithësisht, bëhet fjalë për kreditë me qëllim blerjen e pronave nga individët ose nga bizneset me formë ligjore person fizik. Megjithatë, ka banka të veçanta që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore, që zakonisht kanë një kohëzgjatje afatshkurtër ose afatmesme në kohë. Megjithate sipas te dhenave dhe konfirmimeve nga vete perfaqesues te shoqerive te ndryshme te sigurimeve te cilat operojne ne vend, vitet e fundit ,si pasoje e privatizimit te nje pjese te sistemit shendetesore, dhe per shkak të gjurmëve të rënda të pandemise duket se po fiton terren sigurimi I jetës dhe shendetit, edhe pse akoma ne vlera te vogla. Pavaresisht edukimit mbi përdorimin e paketave te sigurimit te jetes apo shendetit ekspertet parashikojne qe ne vitet ne vijim do te kete nje zhvillim te shpejte dhe te gjere te perdorimit te tyre dhe jo vetem ne rastet kur jane te detyrueshme nga bankat ose nga rrethana te tjera. Ne rang boteror Shqipëria vazhdon të jetë një ndër vendet që ka konsumin më të ulët vjetor për frymë të sigurimeve. Shqiptarët shpenzojnë më pak se të gjitha vendet e rajonit, me ,përjashtim të Kosovës për sigurimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë.
Sigurime të Detyrueshme
Shqiptarët nisin të “vlerësojnë” Sigurimin e Jetës.
- May 30, 2023
- 0 Comments
- 135 Views
Leave feedback about this