Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për “vese”
Uncategorized

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për “vese”

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, shpenzon mesatarisht në vit 1.1 milionë lekë. Ndërsa, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan 831 miliardë lekë në vit. Të dhënat e censit 2023 thonë se në Shqipëri janë gjithsej 755,950 familje.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa shpenzojnë familjet shqiptare dhe si ndahen këto shpenzime? Për çfarë shpenzohet më shumë, po më pak? Në fakt, familjet shqiptare kanë një orientim të qartë drejt shpenzimeve për nevojat bazë, ku dominon kategoria e ushqimit dhe pijeve jo-alkoolike. Me një shpenzim total prej afro 329 miliardë lekë ose 3.3 miliardë euro në vit, kjo kategori shpenzimesh zë pjesën më të madhe të buxhetit të familjeve shqiptare.

Në renditje ndjekin shpenzimet për banesën, me rreth 80 miliardë lekë ose rreth 800 milionë euro, që përfshin qiratë (nëse ka) si dhe shpenzimet utilitare si faturat e dritave, ujit etj. Transporti, i renditur më pas me një shpenzim prej 56.55 miliardë lekë, dhe shëndeti me 35.76 miliardë lekë, përfaqësojnë kategori që po e rrisin  peshën e tyre në buxhetin familjar.

Kategoritë si veshjet dhe këpucët me një shpenzim prej 41.58 miliardë lekë, dhe mobilimi e mirëmbajtja e banesës, që arrin në 54.89 miliardë lekë, janë shpenzime më të ulëta krahasuar me ushqimet dhe banesën. Nga ana tjetër, arsimi dhe argëtimi zënë një pjesë më të vogël të buxhetit të familjeve shqiptare. Shpenzimet për këto kategori janë përkatësisht 29.11 miliardë lekë dhe 21.62 miliardë lekë.

Shifrat tregojnë një sjellje interesante të familjeve shqiptare në menaxhimin e buxhetit familjar ku shpenzimet për “vese”, ose pije alkoolike dhe duhan tejkalojnë dukshëm ato për arsim dhe shëndet. Konkretisht, shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan arrijnë në rreth 34.93 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro, ndërsa shpenzimet për restorante dhe hotele janë rreth 61.54 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.

Kur i krahasojmë shifrat e shpenzimeve për restorante dhe “vese” me ato për arsimin dhe shëndetin, ku për këto të fundit familjet shpenzojnë përkatësisht 29.11 miliardë lekë dhe 35.76 miliardë lekë, kuptojmë që shqiptarët kanë prioritet më të lartë për luksin sesa për edukimin apo për shërbimet shëndetësore A.D

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X