Infeksionet respiratore po shkaktojnë ndërlikime të rënda shëndetësore tek fëmijët. Në QSUT, shefja e klinikës infektive Gjeorgjina Kuli, e ftuar në një intervistë televizive tha se këto viruse kanë shkaktuar deri edhe encefalite dhe meningite, të cilat fatmirësisht kanë qënë raste të suskeshme trajtimi.
Sipas Kulit gripi këtë sezon është shfaqur me një virulencë shumë të lartë duke manifestuar forma të rënda të cilat kanë qendruar gjatë në kohë e për pasojë kanë rritur edhe shtrimet.
“Qarkullimi i dendur i infeksioneve virale, si gripi apo virozat e tjera respiratore ka bërë që të rriten shtrimet në klinikën pediatrike të spitalit infektiv në QSUT, ku nuk kanë munguar për pasojë edhe infeksionet e sistemit nervor qendror siç janë encefalitet dhe meningitet”, tha Dr. Kuli.
Ajo thotë se ka patur infeksione të sistemit nervor qëndror që kanë ardhur nga komplikacionet e virozave dhe infeksioneve të kaluara.
“Në Dhjetor-Janar kemi patur meningite dhe encefalite me ecuri shumë të mirë fatmirësisht. Pas infeksionit viral, prishet tërësia e mukozës së traktit respirator dhe pas dëmtimit që jep virusi depërtojnë microbe që kalojnë në qarkullim dhe vendosen në mënyrë dytësore në sistemin nervor. Vetë virusi i influencës mund të kalojë direct në sistemin nervor qëndror dhe mund të japë komplikacione, po kështu edhe ai i variçelës.”
Ajo vlerëson se situata gripale ka plotësuar shtrimet në spital dhe virulenca këtë vit është shfaqur më një ashpërsi të paparë.
“Kishim kohë që nuk kishim parë forma të tilla nga influenca të fëmiëjt, më frenim të serive të gjakut, me mbizotërim të temperaturës së lartë mbi një javë e që nuk ndikohet as nga antipiretikët. Raparti është në kapacitet të plotë. Kemi larmishmëri të sëmundjeve infektive. Ka arritur piku i gripit dhe tashmë ritmi i shtrimeve në spital është i njëjtë çdo ditë gjatë kësaj kohe”, tha shefja e klinikës infektive Gjeorgjina Kuli.
Mjekja u rekomandon prindërve që përmes mjekut të familjes të investigojnë edhe tipin e virusit në ISHP përmes testeve të cilat ndihmojnë në një diagnozë të saktë dhe trajtim më të mirë.
Leave feedback about this