Shtohen rastet e grave me tumor në mushkëri, shkak duhani.
Shendetesi

Shtohen rastet e grave me tumor në mushkëri, shkak duhani.

Gjatë viteve të fundit jane shtuar ne nje mase te madhe rastet e tumorit në mushkëri tek gratë. Sipas eksperteve shkaktarët kryesorë te perhapjes kaq te madhe te ketij fenomeni janë duhanëpirja dhe ndotja e ajrit. Ndërsa mjeket tërheqin vëmendjen se të prekurit paraqiten në spital në fazën e fundit per trajtim. Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më të përhapura dhe me numrin më të larë të vdekjeve. Mjeku pneumolog Arben Tanka per Oranews ngre zerin dhe thotë se pacientët paraqiten te mjeku në fazën e tretë ose të katërt të sëmundjes. “Sfidë është që të kapet në fazat më të hershme. Pjesa më e madhe e njerëzve vijnë në fazën e tretë apo të katërt dhe 1-3 vite që ka qënë atje, pacientët nuk e kanë kuptuar,” thekson mjeku. Duhani dhe ndotja e ajrit janë arsyet kryeore të shfaqjes së kësaj sëmundje. Pas viteve 90’ kur përdoruese të duhanit u bënë edhe gratë, është vënë re një rritje e rasteve mes tyre. “Pas viteve ’90 duhanpirja është përhapur edhe në gjininë femërore dhe ka sjellë nëj kancer të mushkërive tek gratë që dikur ka qënë i rrallë,” tha ai. Ndryshimi i kollës është shenja e parë që duhet të shqetësojë një qytetar, sidomos kur shoqërohet me sekrecione apo edhe gjak. “Nëse është një kollë e mëngjesit me pak gëlbazë, ajo mund të vazhdojë të jetë një kollë dhe gëlbaza fillon të shtohet dhe është me rrema gjaku ose me gjak gjatë kollitjes, kjo është shenjë që ti drejtoheni mjekut,” tha ai. Diagnostikimi ne kohe domethene i hershëm, mund të shpëtojë jetë. “Një terapi e përqëndruar tek qelizat kancerogjene, ka fillur të futet në protokolle dhe ka trajtim,” cilesoi mjeku. Më së shumti, tumori në mushkëri shfaqet te personat mbi 50 vjec. Kjo eshte verejtur sidomos dy vitet e fundit, pasi eshte bere shkak dhe pandemia

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X