Shtohen sëmundjet tumorale/ Mjekët apelojnë: Mos neglizhoni aktivitetin fizik
Shendetesi

Shtohen sëmundjet tumorale/ Mjekët apelojnë: Mos neglizhoni aktivitetin fizik

Shtohet numri I semundjeve tumoriale ne Shqiperi. Kë të  fakt e bë jne më  dijë  raporti I institutit të  Shë ndetit Publik.Sëmundjet tumorale në vendin tonë po pësojnë vetëm rritje. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për kancerin e zorrës së trashë, apo kanceri kolorektal siç njihet ndryshe, thuhet se në 10 vitet e fundit, numri më i lartë është hasur në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste. Mjekët vlerësojnë si faktor kryesor rrisku për kancerin e zorrës së trashë, dietën ushqimore.

 “Jeta e vrullshme, të ushqyerit me produkte jo të shëndetshme si: fast food, mish i kuq apo ushqimet e yndyrshme janë faktorë tipik.”theksoi Hysni DEDE gastrohepatolog

 Edhe vdekjet nga ky lloj kanceri, ashtu si rastet, kanë ardhur në rritje, Sipas ISHP në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2021 vdekshmëria u rrit me 14%.

 “Ka një lloj frike nga ana e pacientëvë për tu drejtuar tek mjeku edhe kur dyshojnë dhe i neglizhojnë duke menduar se janë të përkohshme dhe do të kalojnë.”nxori ne pa gastrohepatologu. Sipas ekspertëve tashmë ky kancer nuk po kërcënon më vetëm personat mbi 50-vjeç.“Vitet e fundit është parë një trend i uljes së moshës, tani po e shohim shfaqen e kancerit të zorrës së trashë edhe tek 40 vjecarët. Prandaj apeli ëhstë të bëhën depistime të vazhdueshme”cilesoi Dede Studime tregojnë se risku i këtij kanceri mund të ulet përmes shtimit të aktivitetit fizik, uljes së peshës trupore, uljes së konsumit të alkoolit dhe lënies së duhanit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X