Shtohen vizitorët në shkurt| 91 mijë rezervime në hotele, rritje vjetore 27%
Aktualitet

Shtohen vizitorët në shkurt| 91 mijë rezervime në hotele, rritje vjetore 27%

Rajonet e Shqipërisë janë vizituar masivisht në muajin shkurt. Të dhënat tregojnë se ka pasur mbi 90 mijë prenotime nga banorët vendas dhe të huaj.

Vizitorët që qarkullojnë në Shqipëri, janë rritur ndjeshëm gjatë muajit shkurt 2024.

Instituti i Statistikave ka nxjerrë së fundmi të dhënat mbi numrin e personave që frekuentuan Shqipërinë gjatë shkurtit, të cilët janë rritur gjithsej me 27%.

Në shifra, janë 91 mijë vendas dhe të huaj, të cilët kanë kaluar ditë pushimi në rajonet e Shqipërisë, nga 74 mijë që ishin vitin e kaluar.

Sa i përket atyre që INSTAT i kategorizon si “vizitore jo-rezidentë”, pra që nuk kanë jetuar në Shqipëri gjatë 12 muajve të fundit, raportohet se janë rritur me 58%.

Numri më i madh i vizitorëve kanë qëndruar në hotele dhe struktura të tjera në zonat e Tiranës, Durrësit si dhe në zona të tjera bregdetare, ndërkohë që gjatë këtij muaji vërehet edhe një rritje e ndjeshme e vizitave në rajonin verior.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X