Shtyhet afati për regjistrimin në shkolla.Ministria e Arsimit: Data finale, 4 Shtator
Aktualitet

Shtyhet afati për regjistrimin në shkolla.Ministria e Arsimit: Data finale, 4 Shtator

Me një vendim të posaçëm është shtyrë afati i regjistrimit në shkolla. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar prindërit dhe nxënësit se procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri në mesnatën e  4 Shtatorit. Afati fillestar ishte përcaktuar 1 shtatori. Por sipas Ministrisë së Arsimit kjo shtyrje erdhi pasi rezultojnë ende nxënës të paregjistruar, sidomos në klasat e dhjeta. Me ndryshimet e reja këtë vit mund të shkojnë në klasën e parë dhe fëmijët që janë 5 vjeç, por që i mbushin 6 vjeç brenda 31 Dhjetorit. Ndërsa regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojë të mbetet i hapur deri më datë 30 Shtator.Pas pushimeve verore nxënësit do rikthehen në bankat e shkollës më 11 Shtator.Ndërkohë nga 1 Shtatori ka nisur edhe shpërndarja e librave falas për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9 vjeçare. Tekste shkollore falas këtë vit përfitojnë rreth 242 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X