Siguro shtëpinë nga zjarri e të papriturat, sot shpërthen bombola e gazit në Sauk, 3 të plagosur
Aktualitet

Siguro shtëpinë nga zjarri e të papriturat, sot shpërthen bombola e gazit në Sauk, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur të dielën në Sauk pas shpërthimit të një bombole gazi.Policia ta se ngjarja ndodhi në banesën e shtetasit A. D., ku për shkak të shpërthimit të një bombole gazi ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi, ndërsa harrojmë ta sigurojmë atë! Sigurimi i shtëpisë mundëson që për humbjet financiare të shkaktuara nga dëmtime të ndryshme t’ju kompensohen humbjet financiare dhe prona juaj të kthehet në gjendjen para ngjarjes. Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe ndodhet në zonën e rrezikut sa i përket lëkundjeve sizmike, dukuri që nuk është në dorën tonë. Por ajo që ne mund të

parandaloni, janë kostot financiare që le pas një tërmet, zjarr, përmbytje, stuhi etj. Mbulimi me sigurim ju mbron nga zjarri, eksplozioni, rrufeja, katastrofat natyrore si Tërmet, Përmbytje, Rrëshqitje Toke apo Stuhi, Thyerje xhamash, Vjedhje që mund t’i ndodhin pronës suaj.

Sigurisht, vlera e vet shtëpisë suaj do të ndikojë në çmimin e policës suaj të sigurimit.

 Nëse ju jetoni në një shtëpi me rifinitura të një cilesië të lartë dhe pajisje shtëpiake shumë të shtrenjta, ju do të duhet që të paguani një prim vjetor më të lartë i cili do të llogarisë kostot e rindërtimit të shtëpisë suaj në rast fatkeqësish natyrore dhe aksidentale. Ka vetëm disa mënyra se si ju mund të merrni një çmim më të ulët të policës së sigurimit të shtëpisë suaj.

Nëse ju keni sistem mbrojtje ndaj zjarrit, alarm zjarri, ose alarm për hyrje të paautorizuar në shtëpi, këto mund të shërbejnë si një mënyrë për ulje çmimi pasi tregon se ju si pronar kërkoni që të ruani sigurinë e shtëpisë suaj dhe kështu ju paraqisni një risk më të ulët për kompaninë e sigurimit.

Historia e dëmeve: Nëse ju keni pasur dëme në të shkuarën, zakonisht çmimi juaj do të rritet përveç pjesës së zbritshme ose nëse ajo që ka ndodhur është menaxhuar nën kontrollin tuaj.

Gjatë krahasimit të çmimeve të sigurimit të shtëpisë, krahasoni çdo policë në detaje përpara marrjes së një vendimi, duke përfshirë pjesën e zbritshme, shtesat, apo limitet e mbulimit.

Sigurisht, çmimi është i rëndësishëm, por nuk ia vlen që të blini një policë të lirë që nuk ju fal paqen e mendjes.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X