Statistikat e studimit të OBSH: Adoleshentët pijnë duhan e alkool
Aktualitet

Statistikat e studimit të OBSH: Adoleshentët pijnë duhan e alkool

Adoleshentët në Europë janë kurioz për të provuar duhan, alkool dhe kanabis. Të dhënat e reja nga studimi i Sjelljes Shëndetësore në Fëmijët e moshës shkollore tw realizuar nga OBSH ka treguar se më shumë se gjysma  e 15-vjeçarëve kanë eksperimentuar me alkoolin dhe 1 në 5 që kanë përdorur kohët e fundit cigare elektronike.

Ekspertët kanë faktuar se alkooli është deri më tani substanca më e përdorur tek adoleshentët, ku 57% e 15-vjeçarëve kanë pirw alkool të paktën një herë dhe 40% kanë konsumuar në 30 ditët e fundit.

Shqetësues është fakti se 1 në 10 fëmijë të moshës 13-15 vjec janë dehur të paktën dy herë gjatë jetës së tyre duke demonstruar një tendencë përshkallëzimi në abuzimin me alkoolin.

Këto gjetje faktojnë se edhe pse alkooli është një substancë e ndaluar për tju tregtuar personave nën 18 vjec, ai sigurohet lehtësisht nga fëmijët.

Kur bëhet fjalë për duhanin studimi tregon se cigaret elektronike janë më të njohura se duhani tradicional nga adoleshentët.

32% e adoleshntëve e kanë përdorur në një moment të jetës cigaren elektronikë  ndërsa 20% rrëfejnë se kanë konsumuar në 30 ditët e fundit.

Alarmant është fakti se cigaret elektronikë nisin të përdoren nga mosha 13 vjec, ku sipas studimit, 16% e kësaj moshe kanë përdorur ndonjëherë cigare elektronike.

Pozitiv është fakti që numri i adoleshntëve që tërhiqen nga përdorimi i kanabisit është gjithmonë në rënie. Të dhënat flasin se vetëm 12% e 15 vjecarëve kanë provuar kanabis, nga 14% që ishin në vitin 2018.

Studimi zbulon një ndryshim të rëndësishëm në modelet e përdorimit të substancave tek adoleshentët, duke sfiduar normat tradicionale gjinore.

Historikisht, përdorimi i substancave ishte më i zakonshëm tek djemtë sesa tek vajzat, por peizazhi po ndryshon. Deri në moshën 15 vjeç, vajzat jo vetëm që arrijnë, por në disa raste i kalojnë djemtë. Kjo përfshin pirjen e duhanit, ku një ndryshim i dukshëm në moshën 11 vjeçare zhduket në moshën 15 vjeçare; përdorimi i cigareve elektronike, me vajzat që tejkalojnë djemtë; dhe konsumimi i alkoolit, ku vajzat shfaqin norma pak më të larta.

Ekspertët e shëndetësisë Botërore kërkojnë që të merren menjëherë masa parandaluese, për të reduktuar përdorimin e alkoolit, nikotinës dhe produkteve të duhanit nga të rinjtë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X