“Moslarja e dhembeve mund te shkaktoj disa semundje te zemres”. Kështu u shpreh stomatologia Alba Myrto në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania. Myrto nënvizoi se sëmundjet që kanë të bëjnë me traktet tretës janë mjaft të dukshme në gojë “Goja është porta hyrëse e çfarëdolloj miktobi apo bakteri që gjendet në organizmin tonë. Shumë baktere që qëndrojnë në gojë japin edhe dëmtime të zemrës po ashtu. Bakteret që gjenden në xhepat gingivar japin edhe endokarditin e zemrës dhe sëmundje të tjera. Sëmundjet që kanë të bëjnë me traktet tretës janë mjaft të dukshme në gojë, aftet. “, theksoi ajo.Stomatologia Alba Myrto thotë se dhëmbët duhen larë për jo më pak se 2 minuta. Myrto u shpreh se kujdesi për higjienën orale ka ardhur duke u shtuar.“Përgjithësisht, mendoj se kultura jonë për kujdesin për gojë, ka ardhur duke u shtuar gjithmonë e më tepër. Gjithmonë po ndërgjegjësohen pacientët që të jenë më të kujdesshëm për higjienën orale. Është një pjesë që duhet të jetë rutinore, duhet të jetë në një kohë të caktuar dhe duhet të zgjasë patjetër dy minuta. Atëherë mund të themi që janë larë dhëmbët si duhet”, theksoi ajo. Kujdesi për dhëmbët nënkupton edhe mirëqenien e trurit. Studiuesit mësuan se të rriturit gjenetikisht të prirur ndaj shëndetit të dobët oral mund të kenë më shumë gjasa të tregojnë shenja të rënies së mirëqenies së trurit sesa ata me dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm. Dhe trajtimi i hershëm i çështjeve dentare mund të çojë në përfitime të rëndësishme për shëndetin nervor. Studimet e mëparshme kanë treguar se sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mungesa e dhëmbëve dhe shenja të tjera të shëndetit të dobët oral, si dhe zakonet e këqija të larjes apo gurëzat, rrisin rrezikun e një goditjeje në tru. Hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu se sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe shqetësimet e tjera të shëndetit oral janë të lidhura me faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës dhe kushte të tjera si presioni i lartë i gjakut.
Shendetesi
Stomatologia tregon se moslarja e dhëmbëve mund të shkaktojë disa sëmundje të zemrës.
- March 21, 2023
- 0 Comments
- 127 Views
Leave feedback about this