Studentët e mjekësisë kërkuan edhe njëherë në komisionin e ligjeve, tërheqjen e qeverisë nga projektligji që i kushtëzon ata të punojnë në Shqipëri 2 deri në 5 vite pas diplomimit, ose në të kundërt të paguajnë tarifën e shkollimit, ende të papërcaktuar.
Argumentet kryesore të të rinjve u përqendruan në mungesën e transparencës mbi gjendjen e vakancave, paqartësitë e një projektligji të nxituar, diskriminues dhe të paplotë, si dhe konsultimin e munguar mes palëve të interesit.“Na jepni disa statistika që të kutpojmë situatën reale ku jemi dhe të ulemi të gjithë së bashku të mendojmë zgjidhjet që ne të zgjedhim vetë të qëndrojmë këtu. Ne do gjejmë zgjidhje alternative nëse nuk plotësoni kushtet, kjo është thjesht shtyrje e problemit. Mos bëjmë sikur jemi shumë mirë pro hajde të zgjidhim problemet, ne nuk jemi kavje eksperimentale, meritojmë më shumë respekt se kaq. Kjo nuk është thjesht për tu bërë por duhet bërë mirë, sepse i jep një goditje të madhe sistemit shënedetësor.”tha Eliot Sulcaj student I mjekesisë.
Edhe në radhët e mazhorancës pati dakordësi mbi problemet e këtij projektligji.
“Ajo që nuk bie dakort me ministrinë është mungesa e një tryeze të hapur me të gjithë ju. Do të vijë koha që ne do të duhet të marrim të njëjtën masë edhe për profesionet e tjera prandaj duhen menduar zgjidhjet për plotësimin e kushteve. Nuk është e lehtë të ndërpresësh ëndrrat e të rinjve. Pse të bëhemi pengesë ne për studentët që i’u del mundësia të specializohen jashtë dhe të kthehen pastaj si një aset. Në këtë prizëm ne duhet të kishim qënë më elastikë me studentët.”tha Eduard Ndreca deputet I PS
Zëvendësministrja e Arsimit nuk pranoi kundërshtitë, duke shtuar se punësimi pas 6 viteve studime do të jetë me prioritet dhe nuk do të pengohet marrja apo jo e diplomës.
“Pajisja me licencë i bën ata të aftë për të ushtruar profesionin prandaj në këtë hark kohor nuk i’u prish punë marrja e diplomës. Punësimi me prioritet rregullohet përmes udhëzimeve të ministrisë. Procedurat e punësimit janë me prioritet, sipas nevojave që do t ëketë sistemi shëndetësor.”tha Albana Tole Zv minister e Arsimit dhe Sportit. Studentët këmbëngulin se sistemi shëndetësor nuk ndodhet në një situatë emergjence dhe ka kohë që palët të ulen në tryezë e të mendojnë zgjidhje afatgjata, për të zgjidhur problemet e së ardhmes. Prandaj, sipas tyre, nuk ka arsye që ky projektligj të miratohet me procedurë të përshpejtuar.
Leave feedback about this