Studimi I ISHP: : Ndryshimet klimaterike po shtonjë fëmijët alergjik.
Aktualitet

Studimi I ISHP: : Ndryshimet klimaterike po shtonjë fëmijët alergjik.

Ndryshimet klimatike kanë efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Pikërisht ky fakt është marr në studim nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë dalë në përfundimin se rastet me astmë dhe alergji po rriten si pasojë e ngrohjes globale.

Studimi nxjerr në pah se ndërsa temperaturat rriten, ajri më i ngrohtë rrite nivelet e ozonit dhe smogun në tokë, të cilët janë ndotës të fuqishëm të ajrit.

Ekspertët e shëndetësisë pohojnë se ozoni është një ndër irrituesit më të fuqishëm të mushkrive duke bërë që të vegjlit të rrezikohen nga kriza të astmës ose sëmundje të tjera kronike të frymëmarrjes.

Por ajo çfarë ekspertet shohin me shqetësim është se ndryshimet klimatike pritet të zgjasin dhe në të njëtën kohë të intensifikojnë sezonin e polenit dhe të ndikojnë në ashpërsinë e rinitit alergjik, konjuktivitit alergjik, dermatitit atopik dhe astmës.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 2000 fëmijë vuajnë nga astma ndërsa çdo vit 1000 fëmijë shtrohen në spital si pasojë e përkeqësimit të astmës bronkiale  dhe tendenca është në rritje.

Vetëm në pesë vitet para pandemisë rritja e shkallës së shtrimit në spital është më shumë se 25% për meshkujt dhe 33% për femrat. Ndërsa normat e vdekjeve nga astma mbeten të ulëta dhe gjatë viteve të fundit kanë qenë në rënie.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X