Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur fazën përfundimtare të aksionit kundër informalitetit të pagave, duke synuar 7 mijë tatimpagues me risk të lartë për fshehje apo nën-deklarim të pagave. Sipas DPT-së, këto subjekte nuk kanë reflektuar edhe pas njoftimeve të përsëritura nga Administrata Tatimore. Autoritetet kanë bërë thirrje të qartë bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Në rast të reflektimit dhe deklarimit të menjëhershëm, këto subjekte do të përjashtohen nga kontrollet tatimore. Por, nëse situata nuk ndryshon, do të përballen me masa të ashpra administrative dhe penale. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se informaliteti në paga nuk do të tolerohet më, duke e quajtur këtë fenomen një “grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve.” Ai u bëri thirrje bizneseve të ndjekin rregullat, përndryshe do të përballen me pasoja ligjore. Në këtë fazë të fundit të aksionit, autoritetet janë të vendosura të zbatojnë kontrolle të rrepta për të siguruar që çdo biznes të jetë transparent në deklarimin e pagave. Kjo nismë pritet të sjellë një goditje të fortë ndaj informalitetit në tregun e punës dhe mbrojtje më të mirë për të drejtat e punonjësve.
Aktualitet
Tatimet “godasin” informalitetin: 7 mijë biznese nën kontroll për deklarimin e pagave
- December 3, 2024
- 0 Comments
- 7 Views
Leave feedback about this